Aty ku tërmeti tragjik i 26 nëntorit nuk la asgjë tjetër veçse gërmadha e shkatërrim, duket se dita ditës po marrin formën përfundimtare lagjet e banesat e reja.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se është drejt përfundimit edhe lagjja e re me 74 banesa në Ndroq. Pas përfundimit të 64 shtëpive të para në Ndroq, tashmë janë thuajse gati të futen në shtëpitë e reja të tjera familje që tërmeti iu prishi shtëpitë.
Rindërtimi po ecën me ritme të përshpejtuara, ndërsa kujtojmë se qeveria ka lënë afat pranverën e këtij viti për përfundimin e të gjithë procesit.