E Dielë, Shtator 17, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

25 vite më parë/ Kush e rrahu Edi Ramën në ’97? Dëshmia: Donin të më vrisnin?! Cilët ishin operativët e SHIK-ut që bën për spital kryeministrin

22 Janar 2022, 14:38
in Kryesore, Shqipëri
25 vite më parë/ Kush e rrahu Edi Ramën në ’97? Dëshmia: Donin të më vrisnin?! Cilët ishin operativët e SHIK-ut që bën për spital kryeministrin
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

“Më 21 duke u gdhirë 22 janari i vitit 1997, u rrah barbarisht në shtëpinë e tij në Tiranë, pedagogu i Akademisë së Arteve, intelektutali i pavarur dhe bashkëpunëtori i shtypit të lire, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë Edi Rama. Lajmi mori dhenë nëpërmjet gazetës “Koha jonë” dhe mediave të tjera të pavaruara.”

Kështu e nis shkrimin e tij Hamdi Jupe dhe sjell në vëmendje një ngjarje të ndodhur 25 vite më parë, rrahjen e Edi Ramës në viti 1997. Si një koleg dhe person që e ka njohur nga afër kryeministrin e sotëm, në ambientet e gazetës “Koha Jonë” ku Edi Rama punonte atë kohë, ai tregon sesi e gjetën të gjakosur në spital.

“Gazetari Martin Leka përshkruante gjendjen e piktorit të shtrurar në spital. “Kanë rrahur keq Edi Ramën, është rëndë…” Zëri i kolegut të radios londineze “BBC” përmes receptorit të telefonit këtë radhë vinte trishtueshëm. Nuk arritëm ta pyesnim për hollësira të tjera, ndonëse arritëm të kuptonim tragjedinë.

Në urgjencën e spitalit nr. 2, e vetmja shenjë që identifikonte njeriun e plagosur rëndë me piktorin dhe publicistin e njohur Edi Rama, ishte gjysma e trupit jashtë krevatit të zakonshëm të mjekimit. Zoti dhe trupi i hekurt i tij dukej se e kishin shpëtuar gjallë”, shkruan Hamdi Jupe.

Gazetari publikon fotot për rrahjen e Edi Ramës dhe një pjesë pjesë të shkrimit të gazetës “Koha Jonë”.

 

25 vite më parë/ Kush e rrahu Edi Ramën në ’97? Dëshmia: Donin të më vrisnin?! Cilët ishin operativët e SHIK-ut që bën për spital kryeministrinEdi Rama ne 1997, i dhunuar25 vite më parë/ Kush e rrahu Edi Ramën në ’97? Dëshmia: Donin të më vrisnin?! Cilët ishin operativët e SHIK-ut që bën për spital kryeministrin

Edi Rama ne spital me hunde te thyer

“Përpjekjet për të dalluar tiparet e fytyrës së Edit i pengonin rrëketë e gjakut që kishin mbuluar fytyrën dhe trupin. Hematomat kishin filluar të përshpejtoheshin. Buza kishte filluar t’i enjtej me shpejtësi. Ndërsa mjeku bëhej gati të ndërhynte, bashkë me Nikoll Lesin dhe Ben Blushin, dëgjuam disa copëza nga fjalët: “Deshën të më vrisnin?!…”

Me mirësjellje, mjeku na porositi të mos i flisnim. Sapo dolëm, në korridor e jashtë urgjencës ishin mbledhur dhjetëra miq të Edit, intelektualë, piktorë, aktorë e gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut etj”, shkruante “Koha jonë” me 24 janar 1997, referuar asaj që thotë Jupe. Kronika shoqërohej me fotografi që tregonte piktorin me fytyrën të bërë copë.

Edhe pse ngjarja edhe sot nuk ka asnjë autor, Hamdi Jupe flet për një dëshmitar.

“Rama është rrahur nga 4 pjesëtarë të grupit operativ të SHIK- ut, me drejtues Arjan Çengon. Në këtë grup ka qenë një person nga Tropoja, një nga Mirdita dhe dy të tjerë nga Dibra. Gjithçka po ju them më është pohuar nga kryesuesi i këtij grupi, Arjan Çengo. Ma ka thënë me gojën e vet, besoj në pranverën e 1997-s. Kur e kam pyetur për arsyen e rrahjes së Ramës, më ka thënë se e kanë bërë me urdhër të shefit të tyre, Gazidedes. Kush e ka njohur Gazideden, e di që ai nuk bëntë asgjë pa urdhër të Berishës”, ka thënë Izet Haxhia, ish-truprojë i Berishës, për Gazetën Dita, më 23 janar 2016.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë, Edi Rama dhe sot që është kryeministër i Shqipërisë nuk është interesuar për zbardhjen e asaj ngjarje dhe për nxjerrjen para ligjit të operativëve të SHIK-ut që e bën për spital. Dëshmitarët dhe kolegët që punuan me Ramën atë kohë janë shumë, ama duket se vetë kryeministri e ka lënë pas atë ngjarje, që kur iku menjëherë në Paris./m.j25 vite më parë/ Kush e rrahu Edi Ramën në ’97? Dëshmia: Donin të më vrisnin?! Cilët ishin operativët e SHIK-ut që bën për spital kryeministrinEdi Rama ne spital me hunde te thyer

Posti Mëparshëm

OBSH rekomandon reduktimin e dozës së Pfizer për fëmijët 5-11 vjeç

Posti tjetër

Zgjedhjet në 6 bashki/ KQZ njeh përfaqësuesit ligjorë të Bashës, Celibashi ‘i mbyll derën’ Berishës: Për ju kjo ishte fjala e fundit

Të Ngjashme

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit
Kryesore

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit

10 Prill 2023, 4:31
Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy
Kryesore

Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy

10 Prill 2023, 4:22
Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?
Kryesore

Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?

10 Prill 2023, 4:20
Posti tjetër
Zgjedhjet në 6 bashki/ KQZ njeh përfaqësuesit ligjorë të Bashës, Celibashi ‘i mbyll derën’ Berishës: Për ju kjo ishte fjala e fundit

Zgjedhjet në 6 bashki/ KQZ njeh përfaqësuesit ligjorë të Bashës, Celibashi ‘i mbyll derën’ Berishës: Për ju kjo ishte fjala e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr