E Dielë, Shtator 17, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Opinion

Pse Gjermania po e minon unitetin e NATO-s përballë Rusisë?

28 Janar 2022, 14:38
in Opinion
Pse Gjermania po e minon unitetin e NATO-s përballë Rusisë?
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”

Ndërsa Rusia po vazhdon grumbullimin e trupave dhe armatimeve përgjatë kufijve me Ukrainës, NATO dhe Bashkimin Evropian po përpiqen qëtë ndërtojnë një front të fuqishëm dhe të bashkuar përballë këtyre zhvillimeve të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme.

Por Gjermania po e minon këtë unitet, duke e lënë Perëndimin më të dobët dhe më të përçarë.

Publikisht, Berlini ndjek linjën e NATO-s për dërgimin e trupave dhe pajisjeve në shtetet baltike dhe Rumani, në mënyrë që të forcohet krahu lindor i aleancës. Por në praktikë, ai nuk dëshiron të dërgojë asnjë armë mbrojtëse në Ukrainë.

Madje e pengoi Estoninë të dërgonte pajisje të tilla, të cilat ishin prodhuar në Gjermani.

Po ashtu, një avion britanik që transportonte pajisje ushtarake drejt Ukrainës e shmangu hapësirën ajrore gjermane. Establishmenti politik gjerman beson se lëvizje të tilla do ta destabilizojnë Evropën, dhe do ta vështirësojnë akoma me shumë dialogun me Rusinë.

Por a nuk po përpiqet Rusia që ta destabilizojë Ukrainën?

Gjermania nuk e sheh kështu. Një pjesë e establishmentit në Gjermani, e sheh Ukrainën përmes prizmit të Rusisë. Për arsye historike, ky grupim e sheh Ukrainën, Bjellorusinë dhe Gjeorgjinë si një “kordon sanitar” midis Evropës dhe Rusisë.

Midis Rusisë dhe Gjermanisë, ekziston një trashëgimi rivaliteti dhe bashkëpunimi shekullor. Dhe në qasjen aktuale ndikon shumë faji i madh historik i rolit të Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Ukraina dhe Bjellorusia vuajtën shumë nën pushtimin e Adolf Hitlerit.

Por këto fakte nuk përmenden shumë në diskursin publik. Faji historik përqendrohet tek Rusia, dhe politikanët gjermanë i referohen shpesh kësaj trashëgimie. Fakti është se anëtarësimi në BE për Ukrainën apo edhe Gjeorgjinë është shumë i largët, por ky është qëllimi i tyre.

Kjo është ajo që i nxit reformatorët kur flitet për forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe për një gjyqësor të pavarur. Dhe kjo është ajo që e frikëson Rusinë:vendet vërtet të pavarura, dhe demokratike në kufirin e saj. Dhe NATO është vija e saj e kuqe.

Putin nuk dëshiron që asnjë vend i Evropës Lindore t’i bashkohet kësaj aleance perëndimore të sigurisë. Nëse do ta bënin këtë, nga pikëpamja e sigurisë dhe ajo ushtarake, Shtetet e Bashkuara, do të dominonin jo vetëm Evropën Perëndimore, por edhe Evropën Lindore.

Rusia do të humbiste çdo mekanizëm për të ndikuar në ngjarjet e fqinjëve të saj të afërt perëndimorë.

Po ashtu, NATO do t’i mbronte këto vende nëse kërcënohen apo sulmohen. Kjo është arsyeja pse Putin po kërcënon Ukrainën, dhe kërkon një angazhim zyrtar nga NATO që Ukraina nuk do të anëtarësohet në aleancë. Ai nuk dëshiron një Ukrainë të sigurt dhe demokratike në pragun e tij. Frika nga efekti domino është shumë e madhe.

Shtetet baltike dhe vendet e Evropës Qendrore, besojnë se Gjermania nuk i kupton shqetësimet e tyre të sigurisë apo synimet e Rusisë. Ata besojnë se institucionet gjermane politike dhe ato të biznesit janë aq afër Rusisë saqë nuk duan t’i prishin lidhjet e vjetra.

Për Macron, konteksti gjeostrategjik global ka ndryshuar aq shumë, sa Evropa duhet të zhvillojë instrumentet e saj për të mbrojtur veten dhe për të ndikuar në politikën globale.

Por Gjermania nuk ka asnjë “busull strategjike”. Për shkak të Luftës së Dytë Botërore, ajo është e fiksuar pas njëmendësie pacifiste. Kjo shpjegon edhe arsyen pse nuk është dakord me idenë e Macron, siç janë shtetet baltike, Polonia dhe vende të tjera të Evropës Qendrore.

Kriza e Ukrainës e ka bërë Evropën Qendrore edhe më pro NATO-s dhe pro-amerikane, për shkak të afërsisë së Gjermanisë me Rusinë dhe ambicieve të Macron për të pasur një Evropë ushtarakisht dhe strategjikisht më të aftë.

Aktualisht, gazi natyror nga Rusia – që përbën më shumë se gjysmën e importeve të gazit nga Gjermania, dhe mesatarisht 40 për qind e pjesës tjetër të importeve të Evropës – duhet të kalojnë tranzit përmes Polonisë ose Ukrainës. Por gazsjellësi tashmë i planifikuar “Nord Stream 2”, do t’i japë mundësi Rusisë të dërgojë drejtpërdrejt më shumë gaz në Evropë përmes Detit Baltik.

Disa vende evropiane duan që Gjermania ta pezullojë gazsjellësin, gjë që ka të ngjarë ta bëjë Gjermaninë edhe më të varur nga gazi rus. Por Berlini refuzon. Opinioni publik gjerman është i ndarë. Për shembull, rreth 47 për qind janë kundër dërgimit të armëve mbrojtëse në Ukrainë, por të paktën 42 për qind janë pro.

Megjithatë diçka po ndryshon, jo në mesin e establishmentit politik, por në media. Gazetat me ndikim, si konservatorja “Frankfurter Allgemeine Zeitung” apo revista me prirje të majta“Der Spiegel”, janë haptazi kritike ndaj paqartësisë së Berlinit ndaj NATO-s, ngurrimit për të mbështetur hapur Ukrainën, si dhe verbërinë e saj ndaj mënyrës se si Rusia po përpiqet të shkatërrojnë arkitekturën e sigurisë evropiane të ndërtuar nga SHBA-ja.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë, drejtohet tani nga një ministre e të Gjelbërve, Annalena Baerbock. Ajo e kundërshton gazsjellësin“Nord Stream 2” dhe dëshiron një politikë më

të ashpër ndaj Rusisë. Por në lidhje me Rusinë fjalën e fundit e ka kancelari.

Olaf Scholz dhe kolegët e tij socialdemokratë nuk duan të heqin dorë nga angazhimi i partisë ndaj Ostpolitik,angazhimi me Rusinë përmes dialogut dhe lidhjeve ekonomike. Ky pozicion është në ADN-në e socialdemokratëve. Në fakt, ky ishte edhe kursi i Merkelit, që gjithashtu nuk u përpoq ta ndalonte “NordStream 2”.

Prandaj qëndrimi i Gjermanisë ndaj Rusisë do të ndryshojë vetëm nëse Scholz e kupton se Ostpolitik ka mbaruar, nëse opinioni publik ushtron presion,dhe nëse Gjermania ushtron një lidership pro-aktiv shumë të nevojshëm në Evropë. Nëse dështon në të gjitha këto gjëra, Evropa do të bëhet më e dobët dhe më e ndjeshme ndaj ndërhyrjeve nga Rusia dhe Kina. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Posti Mëparshëm

Meta-Ndroqi, fundi i një miqësie/ Gazetarja e Ora news: S’punoj për drogaxhinj zoti President! Fol me emra

Posti tjetër

FOTO/ Vendosja e trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës, një përgatitje për të pushtuar vendin

Të Ngjashme

Mevlan Shanaj për politikanët e censurës
Opinion

Mevlan Shanaj për politikanët e censurës

13 Shtator 2022, 21:21
A po i rikthehet bota normalitetit pas Covid-19?
Opinion

A po i rikthehet bota normalitetit pas Covid-19?

12 Shtator 2022, 19:19
Irani pranë bombës bërthamore, eksperti jep alarmin: Shtetet që rrezikohen
Opinion

Irani pranë bombës bërthamore, eksperti jep alarmin: Shtetet që rrezikohen

12 Shtator 2022, 11:11
Posti tjetër
FOTO/ Vendosja e trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës, një përgatitje për të pushtuar vendin

FOTO/ Vendosja e trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës, një përgatitje për të pushtuar vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr