E Premte, Korrik 1, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Helmimi i Abramovich dhe lojërat e pista të shërbimeve sekrete

29 Mars 2022, 13:37
in Kryesore, Rajoni dhe Bota
VIDEO+FOTO/ Rishfaqet oligarku rus, bosi i Chelsea Abramovich filmohet duke u “arratisur” nga Izraeli
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Një oligark rus Roman Abramovich, u helmua më 3 mars teksa merrte pjesë në një takim për negociatat e paqes me Rusinë në emër të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Abramovich, një mik i madh i Vladimir Putinit, ishte së bashku me një tjetër oligark rus dhe deputetin ukrainas Rustem Umerov: të tre shfaqën simptoma si skuqje të syve, lotim të vazhdueshëm, kruarje të lëkurës në fytyrë dhe duar. Abramovich humbi shikimin për disa orë dhe më pas u trajtua në një spital turk. Ekspertët perëndimorë që kanë ekzaminuar rastin nuk kanë dyshime: ishte ose helmim, ose ekspozim ndaj substancave radioaktive. Por qëllimi nuk ishte të eliminohej oligarku: thjesht duhej trembur.

NDËRMJETËSIMI

Abramovich dhe dy negociatorët e tjerë tani janë mirë dhe kanë rifilluar ndërmjetësimin për paqen me guxim dhe këmbëngulje. Oligarku u takua me Putinin të mërkurën e kaluar, në një takim që përfundoi keq dhe që shkaktoi një reagim të furishëm nga kreu i Kremlinit. Pyetjes se kush ishte ai që donte të trembte ndërmjetësuesit, i jepet kjo përgjigje: me siguri elementet ruse të cilat duan të vazhdojë konflikti: jo domosdoshmërisht Putini, i cili, edhe pa e deklaruar, po përpiqet të dalë nga rrëmuja në të cilën është zhytur.

SIMPTOMAT

Tre negociatorët ndjenë simptomat e para të helmimit teksa ndodheshin në një apartament privat në Kiev, të angazhuar në një takim që zgjati disa orë. Megjithatë, nuk dihet nëse helmimi ka ndodhur në atë vend, gjë që duket mjaft e pamundur. Ata sapo ishin kthyer nga bisedimet që u zhvilluan përtej kufirit, në Bjellorusi, ose ndoshta në Moskë. Për javë të tëra Abramovich ka qenë duke udhëtuar mes Stambollit, Kievit dhe kryeqytetit rus. Ai nuk vepron vetëm për arsye humanitare dhe sentimentale (nëna e tij ka lindur në Ukrainë), por edhe me shpresën se do të hiqen sanksionet ndaj tij nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian. Zelensky i ka kërkuar tashmë presidentit amerikan Joe Biden, në njohje të përkushtimit të oligarkut për paqen, t’i japë atij trajtim të privilegjuar krahasuar me miqtë e tjerë të Putinit.

DETAJE TE REJA

Gazeta Wall Street Journal dha lajmin për helmimin së bashku me uebsajtin Bellingcat, i cili ndjek tragjedinë në Ukrainë me kujdes dhe ekspertizë. Një zëdhënës i Abramovichit e konfirmoi këtë dhe dolën detaje të reja. Simptomat u shfaqën pas një takimi në Kiev që zgjati deri në orën 22:00 dhe nuk i atribuohen helmimit nga ushqimi: të tre, në orët e mëparshme kishin konsumuar vetëm çokollatë dhe ujë. Një anëtar i katërt i grupit që hëngri të njëjtin ushqim dhe pinte të njëjtin ujë, nuk pati probleme.  Të nesërmen, më 4 mars, Abramovich, Umerov dhe negociatori tjetër u nisën me makinë nga Kievi në Lviv, vazhduan në Poloni dhe më pas në Stamboll. Simptomat u zhdukën plotësisht pas një jave.

Helmimi ka qenë për shumë vite një nga armët e preferuara të shërbimeve ruse të ngarkuara me frikësimin ose eliminimin e kundërshtarëve, siç ndodhi në rastet Litvinenko, Skripal, Jushçenko dhe Navalny.

ME AVION PRIVAT

Nga Stambolli, qyteti në qendër të përpjekjeve të shumta për ndërmjetësim diplomatik midis Rusisë dhe Ukrainës, Abramovich rifilloi negociatat e tij. Të mërkurën, ai u largua nga aeroporti Ataturk me një avion privat Hawker 800 XP. Sapo kaloi kufirin midis Ukrainës dhe Rusisë, mbi qytetin Mineral’nye Vody, piloti i avionit shkëputi transponderin, duke e penguar që të lokalizohej. Avioni u rishfaq në radar vetëm të nesërmen, menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Vnukovo i Moskës.

MISIONI SEKRET

Abramovich kishte një mision të rëndësishëm dhe sekret për të përmbushur në Kremlin. Në dosjen e tij ai mbante disa letra të shkruara personalisht nga Zelensky, të cilat i shpjegonin Putinit kushtet e tij për paqe. Duke pasur parasysh urrejtjen që ai ka për Zelenskyn, çfarëdo që ishte shkruar në ato letra, sipas asaj që raportoi Times, presidenti rus shpërtheu në një tërbim të pakontrolluar: “Thuaju që do t’i zhduk”, i bërtiti Abramovichit.

PALËT MË PRANË

Oligarku u kthye në Stamboll, ku takohet pothuajse çdo ditë me Umerov dhe Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk Erdogan. Fundjavën e kaluar Kalin tha se palët “janë afër një marrëveshjeje” për NATO-n, për çmilitarizimin e Ukrainës dhe për mbrojtjen e gjuhës ruse dhe atyre që e flasin atë. Nëse paqja është më afër, ata që duan ta helmojnë veprojnë në hije dhe duhet bërë shumë kujdes. / Il Messaggero – Bota.al

Posti Mëparshëm

E vranë, e copëtuan dhe e hodhën në plehra/ Si e zbuluan nga tatuazhet pornostaren italiane të ‘karantinës’

Posti tjetër

Rusia mban 400 avionë/ Vjedhja më e madhe në histori

Të Ngjashme

Pse Erdogan është kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO?
Rajoni dhe Bota

Asgjë s’ka mbaruar/ Erdogan paralajmëron se mund të bllokojë sërish Suedinë dhe Finlandën

1 Korrik 2022, 13:56
Parku fotovoltaik i Karavastasë/ Rama: Me realizimin e kësaj vepre, merr fund tensioni i Braçes! Do investojmë edhe në…
Kryesore

Parku fotovoltaik i Karavastasë/ Rama: Me realizimin e kësaj vepre, merr fund tensioni i Braçes! Do investojmë edhe në…

1 Korrik 2022, 13:13
4 muaj luftë/ Putin humbet kolonelin e 57-të gjatë përplasjeve të ashpra në Ukrainë
Kryesore

4 muaj luftë/ Putin humbet kolonelin e 57-të gjatë përplasjeve të ashpra në Ukrainë

1 Korrik 2022, 12:36
Posti tjetër
Rusia mban 400 avionë/ Vjedhja më e madhe në histori

Rusia mban 400 avionë/ Vjedhja më e madhe në histori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr