Sot, kemi hyrë në ditën e 43 të luftës në Ukranë, kur forcat ruse vazhdojnë masakrën e tyre duke mos kursyer as civilët. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba do të ulet me homologët e tij të NATO-s në Bruksel dhe do t’u tregojë atyre tmerret e luftës, e gjithashtu do të kërkojë ndihmë për të ndalur luftën. Kjo është dita e dytë e bisedimeve për ministrat e jashtëm të NATO-s, me fokus në mënyrën më të mirë për të mbështetur Ukrainën.
Lajmi i mirë për sot është se Pentagoni pretendon se forcat ruse janë tërhequr plotësisht nga Kievi dhe Chernihiv. Ndërsa zyrtarët ukrainas thonë se luftime të mëdha janë duke u zhvilluar në lindje , me guvernatorin ushtarak rajonal të rajonit të Luhanskut duke u kërkuar civilëve që të evakuojnë disa qytete. Po ashtu, forcat ukrainase kanë hapur 10 korridore humanitare në qytetin e Maripuolit për të bërë të mundur zhvendosjen e civilëve. Në këtë qytet deri më tani janë shënuar 5 mijë civilë të vrarë, ndërsa mijëra njerëz të tjerë po ikin nga qyteti me kolonë autobusësh dhe makinash. Kryebashkiaku i Mariupol, Vadym Boychenko tha se qyteti ishte kthyer në “Auschwitz e ri”.
Publikohet harta e re që tregon me detaje se cilat zona të Ukrainës janë nën kontrollin rus. Të gjitha zonat e verdha tregojnë praninë e forcave ukrainase, ndërsa ato me të kuqe, rusët.
Siç duket nga harta, rusët kanë marrë tërësisht pushtimin e Kherson, Melitopol, Mariupol dhe Kharkiv. Ndërsa kryeqyteti i Kievit, është tërësisht “i pastër” nga të gjthë forcat ruse.