E Mërkurë, Maj 25, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Gjenerali i Putinit që kërcënon ta kthejë Ukrainën në një Siri të dytë/ Kush është kasapi i Alepos që u nderua për punën e tij

11 Prill 2022, 17:41
in Kryesore, Rajoni dhe Bota
Gjenerali i Putinit që kërcënon ta kthejë Ukrainën në një Siri të dytë/ Kush është kasapi i Alepos që u nderua për punën e tij
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Shtatë javë pas pushtimit rus të Ukrainës, Moska ka emëruar gjeneralin Alexander Dvornikov si komandantin e ri të përgjithshëm. Ky vendim vjen pas rritjes së numrit të viktimave civile, përhapjes së imazheve të katastrofës dhe gabimeve të shumta të llogjistikës dhe ushtarake të forcave ruse, sipas zyrtarëve dhe analistëve perëndimorë.

Gjenerali komandonte qarkun ushtarak jugor të Rusisë, një pozicion që ai e kishte mbajtur më parë si kreu i fushatës ajrore ruse në Siri. Dvornikov ka përvojë të gjerë në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, ku Moska ka deklaruar se do të përqendrojë përpjekjet ushtarake pas dështimit për të pushtuar Kievin dhe periferitë përreth kryeqytetit.

Ka shumë detaje që mbeten të panjohura për  liderin ushtarak rus, por përvoja e tij në Ukrainën lindore dhe në Siri janë elementë kyç të përvojës së tij.

Dvornikov ka komanduar trupat në Ukrainën jugore dhe lindore. Ai pritet të zëvëndësojë shefin e shtabit rus Valery Gerasimov, sipas Mark Galeotti, një profesor në Kolegjin Universitar në Londër, i cili studion forcat e armatosura ruse.

Ai e përshkruan Dvornikovin si një nga “artileritë më të  rënda” të brezit të tij”.

Dvornikov ishte komandanti i parë rus që ka qenë në krye të luftimeve të dhunshme në Siri, ku forcat ruse kryen bombardime të gjera dhe pa dallim të civilëve sirianë, në lagje dhe spitale, si dhe sulme të shumta ajrore.

Për “punën” e tij në Siri, Dvornikov u nderua me çmimini “hero i Federatës Ruse” në vitin 2016.

Gjenerali i Putinit që kërcënon ta kthejë Ukrainën në një Siri të dytë/ Kush është kasapi i Alepos që u nderua për punën e tij

Pas tërheqjes së trupave ruse nga Kievi, shërbimet e inteligjencës dhe mbrojtjes perëndimore thanë se Moska po ripërqendron përpjekjet e saj për të pushtuar Ukrainën jugore dhe lindore, zonat ku Dvornikov ishte tashmë në krye, raporton abcnews.al.

Masa vjen në një kohë kur përpjekjet fillestare të Rusisë për të pushtuar Kievin dhe pjesën tjetër të Ukrainës janë përballur me rezistencën e fortë ukrainase, të kombinuara me faktorë të tjerë si dështimet logjistike dhe morali i ulët i ushtarëve rusë.

Ndër pengesat kryesore ishte “mungesa e një komandanti të vetëm të përgjithshëm”, i cili pengoi qartë bashkëpunimin e forcave ruse, sipas një vlerësimi të 9 prillit nga Instituti për Studimet e Luftës.

“Emërimi i Dvornikov si komandant i përgjithshëm ishte shumë i domosdoshëm pasi pothuajse të gjitha përpjekjet kryesore të Rusisë tani e tutje do të jenë në përgjegjësinë e tij,” tha ai.

Galeotti tha se Dvornikov “është një zgjedhje interesante, por jo e papritur”, duke pasur parasysh përvojën e tij në Lindje dhe reputacionin e tij si një komandant novator dhe si dikush i aftë që mund tia dalë më së miri në një situatë të re dhe të panjohur.

“Asnjë emërim i një gjenerali nuk mund të fshijë faktin se Rusia tashmë është përballur me një dështim strategjik në Ukrainë”, tha këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Dvornikov mori drejtimin e forcave ruse gjatë një momenti kritik në luftën siriane. Ishte viti 2015 dhe dukej se Assad mund të mos kishte mundur grupet guerile antiqeveritare që ishin krijuar pas kryengritjes së 2011-ës që çoi në luftën civile. Rusia kishte një bazë detare në Siri para luftës dhe e mbështeti Assadin që nga fillimi. Në fillim të vitit 2015, Moska e ndihmoi Asadin me sulme ajrore kundër qyteteve dhe civilëve sirianë, gjë që ktheu valën e fitores në favor të tij.

Udhëheqësi sirian që atëherë ka rifituar kontrollin e pothuajse të gjithë vendit, pjesa më e madhe e të cilit mbetet e rrënuar nga taktikat e koalicionit të Asadit. Ende nuk dihet se sa njerëz kanë humbur jetën në Siri që nga viti 2011. Vlerësimet variojnë nga 300,000 deri në 600,000. Megjithatë, ka raporte se vetëm bastisjet ruse kanë shkaktuar 25,000 viktima.

“Deri më sot, Rusia nuk e ka pranuar  përgjegjësinë për vdekjen e një civili të vetëm gjatë fushatës”, sipas një raporti të fundit nga organizata joqeveritare Airway.

Shumë nga taktikat ruse në Ukrainë – përdorimi i bombave thërrmuese, bombardimet e pandërprera të zonave civile dhe shënjestrimi i spitaleve  ishin pjesë e metodës së Moskës për luftën në Siri.

Shkalla në të cilën Dvornikov ishte arkitekti i këtyre praktikave mbetet e panjohur. Por gjenerali rus ka punuar në të kaluarën edhe me grupin Wagner,  një ushtri private ruse që ka qenë aktive në Siri që nga viti 2015 dhe që ndodhet edhe në Ukrainë./ abcnews

Posti Mëparshëm

Papa Françesku: Një familje ruse dhe një ukrainase do të mbajnë kryqin të premten në Koloseum

Posti tjetër

“E ardhmja me të është e ndritur”/ Motra e Emina Cunmulajt gëzon për mandatin e tretë të Vuçiç, i dhuron atij një puthje

Të Ngjashme

‘Bild’: Vajza e Vladimir Putinit i nënshtrohet trajtimit që kushton 5 mijë euro një seancë
Rajoni dhe Bota

‘Bild’: Vajza e Vladimir Putinit i nënshtrohet trajtimit që kushton 5 mijë euro një seancë

25 Maj 2022, 19:50
Bota vajton për nxënësit e vrarë në shkollën e Teksasit/ Prindërit i japin lamtumirën e fundit fëmijëve
Kryesore

Bota vajton për nxënësit e vrarë në shkollën e Teksasit/ Prindërit i japin lamtumirën e fundit fëmijëve

25 Maj 2022, 19:01
Po hetonte krimin e organizuar/ Vritet në muajin e mjaltit Prokurori i njohur, gruaja e tij ishte shtatëzanë
Rajoni dhe Bota

Zbulohet EMRI i shqiptarit që dyshohet se vrau prokurorin paraguajan gjatë muajit të mjaltit

25 Maj 2022, 18:42
Posti tjetër
“E ardhmja me të është e ndritur”/ Motra e Emina Cunmulajt gëzon për mandatin e tretë të Vuçiç, i dhuron atij një puthje

“E ardhmja me të është e ndritur”/ Motra e Emina Cunmulajt gëzon për mandatin e tretë të Vuçiç, i dhuron atij një puthje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr