Ka përfunduar marrja në pyetje e ish-deputetit socialist Alqi Bllako nga prokurorët e SPAK, i cili akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Gazetari i Abc, Ermal Vija ka zbardhur detaje nga marrja në pyetje e Bllakos e cila ka zgjatur rreth dy orë.
Ish-deputetit socialist ka mohuar të ketë lidhje me aferën e inceneratorëve.
Bllako ka thënë para prokurorëve se ai ka pasur detyrë vetëm t’ja përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për miratim.
Kujtojmë që Alqi Bllako është vetëdorëzuar në polici mëngjesin e 1 Prillit, pasi ishte dhënë vendimi për arrestim 12 orë më parë.
Ka qenë vetë Bllako i cili ka shkuar rreth orës 3:00 të mëngjesit në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ku më pas është bërë dhe arrestimi i tij.
Gjykata Speciale Antikorrupsion ka lënë në fuqi kërkesën e SPAK për ta lënë në burg ish-deputetin socialist, i cili ka deklaruar menjëherë pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij se është i pafajshëm, madje dorëzoi edhe mandatin e deputetit për tu përballur si qytetar i lirë me drejtësinë.