Fotot e reja të Emanuel Macron pak para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë janë bërë virale në rrjet. Arsyeja është fakti se mes fotove që ka postuar në profilin e tij në Instagram është një e cila tregon Macron duke pozuar me këmishë të bardhë të hapur, duke i zbuluar gjoksin, raportojnë mediat.
Ashtu siç kanë komentuar shumë në rrjetet sociale, kjo foto kujton aktorët si Sean Connery apo Bart Reynolds, të cilët treguan maskulinitetin e tyre duke treguar gjoksin. Në fotot e tjera Macron është fotografuar me bashkëshorten e tij, Brigitte, e më pas të tjerat tregojnë Macron duke vrapuar në fushatë dhe duke lidhur kravatën.
44-vjeçari i rreshtuar herë pas herë si ndër politikanët më simpatik, edhe këtë herë ka goditur jo pak me fotot e publikuara në profilin e tij, që shkojnë përtej postimit zyrtar të një kreu shtetit, pa kollare dhe me një këmishë të hapur dhe i buzëqeshur.