Ndërsa po mbahet seanca e radhës e gjyqit mes Johnny Depp dhe Amber Heard, avokati i kësaj të fundit, Benjamin Rottenborn, publikoi disa mesazhe që aktori ka shkëmbyer me mikun e tij, Paul Bettany. Rottenborn lexoi tekstet që Depp i dërgoi Bettany-t më 11 qershor 2013.
“Le të djegim Amber.”, shkruante Depp. “Duke u menduar mirë, nuk mendoj se duhet ta djegim Amberin. Ajo është një shoqëri e lezetshme dhe e lehtë për syrin. Nuk jam i sigurt se është një shtrigë...”, ia kthente Bettany duke sugjeruar një “test mbytjeje”.
Në dëshminë e tij të martën dhe të mërkurën, Depp mohoi se ai kishte goditur ndonjëherë ndonjë grua. Ai pretendoi se Heard e kishte sulmuar vazhdimisht dhe i kishte hedhur një shishe, duke i prerë majën e gishtit të mesit. Depp dëshmoi se ai zakonisht ikte në një dhomë tjetër kur ajo ishte e dhunshme.