Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në kryeqytet nga Interpol Tirana dhe Seksioni i Kërkimit në Policinë e Tiranës.
Në pranga ka rënë Nikolin Janina 56 vjeç. Autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar ndaj tij një urdhër-arresti ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.
56-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.
POR KUSH ESHTE NIKOLIN JANINA?
Nikolin Janina është nga biznesmenet me te medhenj ne vend, ai ka ne pronesi dhe administrim kompanite e pllakave dhe hidrosanitareve “Iberia invest” dhe “Alba ceramican” sh.p.k, apo e njohur si “Porcenalosa”.
Policia e Shtetit sekuestroi rreth 4 milionë euro pasuri të pajustifikuara në vitin 2017, në pronësi të një biznesmeni hidrosanitaresh në Tiranë Nikolin Janina.
Apartamente në Tiranë e Vlorë, garazhe dhe sipërfaqe toke në zona të ndryshme në bregdetin e Jugut, në pronësi të Nikolin Janinës, i kaluannë administrim Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave por pak kohe me pare u mor vendimi i lirimit te tyre pasi përfaqësuesit ligjorë të biznesmenit Janina kanë paraqitur bilancet vjetore të kompanisë “Alba Ceramika”, duke pretenduar se e gjithë pasuria e Janinës, është e ligjshme dhe se nuk ka rrjedhur nga ndonjë përfitim të paligjshëm.
Gjykata pasi është njohur me këto pretendime ka vendosur të lirojë duke hequr nga sekuestroja të gjitha pasuritë e ngrira nga prokuroria. Nisur nga këto kushte, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se ka pushuar hetimet, duke ndalur ndjekjen penale për këtë rast.
Pasuritë e sekuestruara nga prokuroria
Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro
Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro
Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro
Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.
Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë.
Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë.
Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë.
Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë.
Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë.
Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë
Pasuritë në Tiranë
Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro
Pasuria me nr.7630+5-1 në Tiranë me vlerë 202 000 euro
Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro
Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro
Apartament në Tiranë me vlerë e blerë në vitin 1999 (Jo e sekuestruar)
Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.
Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.
Pasuria me nr.324/3/1 është transkiptuar në favor të të tretëve tek Gerdi dhe Ledi Leka
Pasuria me nr.324/3/3 është transkiptuar në favor të tretëve në prill 2017 Gerdi dhe Ledi Leka
Pasuria me nr. 146/38+1-10 është transkiptuar në favor të të tretëve në datën 25 tetor 2016 në emër të Gerdi dhe Ledi Leka
Apartament me sipërfaqe 110.1 m2 blerë në 2013 kundrejt shumës 74.812 euro, në pronësi të Helidon Janina
Pasuria në Kavajë
Apartament me sipërfaqe 76.25 m2 në Kryemëdhenj. E fituar me leje legalizimi dhe më pas shitur Helidon Muça në vlerën 130 mijë euro.
Pasuritë në Vlorë
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë
Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë
Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë
Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë
Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë
Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë.