E Martë, Maj 24, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Kosova detyron Vuçiçin të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare/ Presidenti serb: Me këtë vendim Prishtina ka shkelur…

12 Maj 2022, 15:15
in Kryesore, Kosovë
“Donte të dukej si faktor paqeje dhe stabiliteti kur…”/ Analistët për Vuçiç: Hapësira për manipulim i është zvogëluar me administratën Biden
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thirrur një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare më 13 maj, pas vendimit të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Më 12 maj, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar fizikisht aplikacionin e Kosovës në këtë Këshill.

“Me këtë veprim, Prishtina ka shkelur edhe një marrëveshje që ka nënshkruar, e ajo është Marrëveshja e Uashingtonit. Ata e kanë shkelur brutalisht atë”, ka thënë Vuçiç.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në shtator të vitit 2020 një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit.

Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar për një moratorium njëvjeçar mbi përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord për një moratorium – po ashtu njëvjeçar – mbi fushatën e saj kundër njohjeve të Kosovës si shtet.

Në bazë të Marrëveshjes së Uashingtonit, moratoriumet tashmë kanë skaduar, por Departamenti amerikan i Shtetit ka inkurajuar më herët Kosovën dhe Serbinë që t’i vazhdojnë ato për të mundësuar përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ne nuk duhet të përfshihemi në urrejtje dhe të hyjmë në psikozë konflikti, por të ofrojmë përgjigje të fuqishme në mënyrë të përgjegjshme, racionale dhe serioze”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se Serbia do të bëjë më të mirën për të mbrojtur shtetin.

Më 16 mars të këtij viti, Federata Ruse është përjashtuar nga ky Këshill, për shkak të nisjes së luftës së paprovokuar në Ukrainë.

Në mungesë të Rusisë, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës.

Duke qenë se vendimet merren me shumicë, mundësia e pranimit të Kosovës është reale.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por nuk ka arritur ende të anëtarësohet në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Ajo nuk është ende as anëtare e Bashkimit Evropian, as e Organizatës Botërore të Tregtisë, as e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale e të tjera.

Serbia ka qenë e angazhuar në fushatë për pengimin e Kosovës, së bashku me mbështetësen e saj kryesore në arenën ndërkombëtare, Rusinë.

Kosova, megjithatë, ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Posti Mëparshëm

Kremlini: Anëtarësimi i Finlandës në NATO është një kërcënim për Rusinë

Posti tjetër

Mobilim mbretërish, 10 dhoma dhe 4 tualete/ FOTO nga vila që solli sherrin mes deputetëve të PD

Të Ngjashme

Vrasje pas vrasjeje/ Sa para qarkulluan grupi i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit: Ngjarjet e bujshme që tronditën Shqipërinë
Kryesore

Vrasje pas vrasjeje/ Sa para qarkulluan grupi i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit: Ngjarjet e bujshme që tronditën Shqipërinë

23 Maj 2022, 17:50
Vrasje, intriga, thasë me para dhe tradhti: Gjithçka nga dëshmia e bujshme e Henrik Hoxhajt për Nuredin Dumanin dhe Talo Çelën
Kryesore

Vrasje, intriga, thasë me para dhe tradhti: Gjithçka nga dëshmia e bujshme e Henrik Hoxhajt për Nuredin Dumanin dhe Talo Çelën

23 Maj 2022, 17:17
Emigrantët për tre muaj dërguan në Kosovë rreth 240 milionë euro
Kosovë

Emigrantët për tre muaj dërguan në Kosovë rreth 240 milionë euro

23 Maj 2022, 16:40
Posti tjetër
Mobilim mbretërish, 10 dhoma dhe 4 tualete/ FOTO nga vila që solli sherrin mes deputetëve të PD

Mobilim mbretërish, 10 dhoma dhe 4 tualete/ FOTO nga vila që solli sherrin mes deputetëve të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

Video/ Dritan Abazoviç feston me fishekzjarrë: Fitore bindëse, Omer Bajraktari kryetar i ri

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr