Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi sot se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për personat të cilët janë shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë është shumë i qartë. E ftuar në emisionin “Open”, Yuri Kim tha se nëse Sali Berisha do të merrte drejtimin e Partisë Demokratike, atëherë do të ndërpriteshin marrëdhëniet me selinë blu. Po ashtu, ajo tha se nuk ka asnjë shans që të tërhiqej pas vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, për shpalljen e Berishës “non grata”.
PJESË NGA BISEDA:
Eni Vasili: Po, por sipas të gjitha gjasave, më 22 maj, Z. Berisha pritet të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike. Si e prisni këtë rikthim të Berishës?
Ambasadorja Kim: Ambasadorja Kim: Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për personat të cilët janë shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë është shumë i qartë. Prandaj nuk do ta përsëris sërish.
Eni Vasili: Por, a mund të na thoni se cilat do të ishin marrëdhëniet e SHBA-së me një opozitë të drejtuar nga Z. Berisha tashmë që siç thatë është dezinjuar non-grata, pasi duket se tani kandidimi dhe fitorja e tij janë thuajse një fakt?
Ambasadorja Kim: Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbi këtë çështje është shumë, shumë i qartë por përfundimi është se nuk do të kemi të bëjmë me dikë i cili është shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë dhe do të ishte fatkeqësi nëse nuk do të kishim marrëdhënie normale me një parti me të cilën kemi pasur një marrëdhënie të veçantë për një kohë kaq të gjatë.
Eni Vasili: Zoti Berisha ka thënë, ka deklaruar se dezinjimi mund të anulohet nëse ndryshon administrata në Shtetet e Bashkuara. Sa e vërtetë është kjo?
Ambasadorja Kim: Mbi 200 persona janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsioni domethënës dhe iu është ndaluar hyrja në SHBA, atyre dhe familjarëve të tyre. Nga këta, zero raste janë zmbrapsur. Nuk mendoj se është realiste të mendosh se një ndryshim i qeverisë do të ndryshonte disi faktet. Faktet janë të qarta dhe mendoj se çdo shqiptar i kupton faktet.
Eni Vasili: Gjithsesi, u zhvilluan disa zgjedhje të pjesshme lokale më 6 mars. Një kritikë tjetër që ju bëhet gjithmonë nga kjo pjesë e opozitës ka të bëjë me votën e 6 marsit dhe dua të di si e keni interpretuar ju. Duket se nga kjo vote iu dha prej demokratëve një mbështetje Komisionit të Ri-Themelimit dhe Z. Berisha. Gjithmonë nga kjo pjesë e opozitës vjen kritika se ju jeni kundër vullnetit të demokratëve, pra shumicës së tyre. Keni një koment?
Ambasadorja Kim: Mendoj se votuesit shqiptarë kanë të drejtën që t’i marrin vetë vendimet e tyre. Ne do të shpresonim që ata do t’i merrnin vendime te tyre duke marrë në konsideratë të gjitha faktet e disponueshme.
Eni Vasili: A keni ju një koment apo qëndrim për dorëheqjen e ish-kryetarit, Z. Basha?
Ambasadorja Kim: Jo. Siç e dini, ne nxorrëm një deklaratë kur Z. Basha dha dorëheqjen, duke shprehur respekt për vendimin e tij.