Sali Berisha ka kërkuar fjalën, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, nuk ia ka dhënë dhe kjo ka nxitur një debat. Në “ndihmë” të Sali berishës ka ardhur dhe Flamur Noka.
Sali Berisha: Akti i turpshëm nuk i hiqet parlamentit fjala
Rama: Si nuk të vjen turp o ‘Non Grata’ po ulu aty. Je i padëshiruar ulu, je i padëshiruar
Rama- Berishës: Nuk ka procedurë për ty personalisht jo për Kuvendin. Nuk procedurë për Non Grata, je i padëshiruar
Flamur Noka- Rames: Kush je ti që përcakton se kush është opozitë? Pse ti e përcakton opozitën. Opozitën e bravave quan opozitë ti?
Berisha- Nikollës: Kush je ti që i heq kuvendit mundësinë e procedurës. Nga verbëria po i shërben Ramës.