Regjimi i Vladimir Putin po mban aktivistë ukrainas, gazetarë dhe të burgosur lufte në “dhomat e torturës”, ka pohuar një zyrtar i Kievit.
Në një konferencë për media, Tamila Tasheva, përfaqësuesja e Kievit në Krime, tha:
“Sipas informacioneve tona, në rajonin e Khersonit ka rreth 600 njerëz që ndodhen në dhoma të përgatituara posaçërisht për tortura”.
Lajmi vjen pasi beteja brutale e Putinit për qytetin e Severodonetsk do të përcaktojë fatin e rajonit të Donbasit sipas Volodymyr Zelensky.
Presidenti ukrainas ka bërë deklaratën vendimtare pasi trupat ruse kanë vazhduar të bombardojnë qytetin në një sulm të fuqishëm që synon kontrollin e Ukrainës lindore.
Gjatë konferencës së tij të përditshme, Volodymyr Zelensky tha: “Kjo është një betejë shumë brutale, shumë e ashpër, ndoshta një nga më të vështirat gjatë gjithë kësaj lufte.
“Severodonetsk mbetet epiqendra e luftës në Donbas… këtu po vendoset fati i Donbasit tonë.”
Ushtarët ukrainas janë detyruar të shkojnë në periferi të Sievierodonetsk të mërkurën, por janë zotuar të luftojnë atje për aq kohë sa të jetë e mundur.