E Enjte, Gusht 11, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

U arrestua nga “Golden Bullet” pas dëshmisë së Dumanit/ Sekuestrohen pasuritë e Gentian Sharrës e babait të tij. I akuzuar dhe për grabitjen në Rinas

10 Qershor 2022, 12:12
in Kryesore, Shqipëri
U arrestua nga “Golden Bullet” pas dëshmisë së Dumanit/ Sekuestrohen pasuritë e Gentian Sharrës e babait të tij. I akuzuar dhe për grabitjen në Rinas
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Policia e Elbasanit ka ekzekutuar urdhrin e gjykatës së Elbasanit që ka vendosur masën e sekuestros për pasuritë e Gentian Sharrës dhe babait të tij Mustafa Sharrës.

Gentian Sharra u arrestua në kuadër të operacionit “Golden bullet”, pas rrëfimit që ka bërë për hetuesit Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë.

Gentian Sharra është i akuzuar për një sërë veprash penale, si dhe për grabitjen e parave në Rinas.

Operacioni i zhvilluar dhe nga forcat speciale RENEA mbrëmjen e të enjtes, 9 qershor, ishte koduar “Illegal assets”.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Ardian Çipa, së bashku me prokurorin e Rrethit Gjyqësor Elbasan Kreshnik Ajazi dhe prokurorin e çështjes Xhelian Seferi, në konferencë për shtyp për finalizimin e operacionit policor të koduar “Illegal assets”.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Sekuestrohen pasuri të ndryshme, me vlerë rreth 5 milionë euro.

Në kuadër të hetimeve pasurore për persona të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale, për pasuri dhe asete që dyshohen se i kanë burimet nga veprimtaria kriminale, bazuar në materialin procedural të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në Prokurorinë e Rrethit Elbasan, gjatë vitit 2021 dhe në vijim, është finalizuar operacioni policor i koduar “Illegal assets” dhe është bërë sekuestrimi i pasurive në emër të shtetasve Gentian Sharra dhe Mustafa Sharra.

-Gentian Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Golden bullet”.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të veprimeve hetimore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 09.06.2022, ka caktuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro”, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të babait të tij, shtetasit Mustafa Sharra.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u sekuestruan:

-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;

-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronesi të Gentian Sharra;

-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

-Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.

Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.

Vijon puna për evidentimin e të gjitha pasurive dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tyre, në zbatim të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave prarandaluese kundër pasurisë”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vijon punën intensive për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e çdo pasurie që rrjedh nga veprimtaria kriminale.

Gjithashtu siguroj qytetarët se strukturat e Policisë së Elbasanit, me mbështetjen e strukturave operacionale në Polciinë e Shtetit, po vijonjnë kontrollet në të gjithë qarkun, me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në këtë kuadër u zhvilluan edhe kontrollet e mbasdites së djeshme, nga forcat policore.

Ftoj qytetarët që të mbështesin akoma më shumë strukturat policore adhe ato të zbatimit të ligjit dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim që menjëhershëm e të panashëm.

Posti Mëparshëm

“Diego është gjallë, ishte në Wembley, s’mund të mos ndiqte skuadrën e tij”/ Tifozët shfrenojnë fantazinë: A ishte Maradona në ndeshjen Itali-Argjentinë?

Posti tjetër

FOTO/ Kancelari Olaf Scholz arrin në Prishtinë, pritet në aeroport nga Albin Kurti

Të Ngjashme

‘Ne nuk fituam’/ Trump e pranon për herë të parë se Biden e mundi në zgjedhjet presidenciale
Kryesore

Pas kontrollit të vilës në Mar-a-Lago/ Ish-presidenti Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurori i Përgjithshëm

10 Gusht 2022, 20:20
“Më fal, bëhu i fortë”/ Kush është e reja shqiptare që i dha fund jetës në qeli, gjyqtari italian letër prekëse: Dështova…
Kryesore

“Më fal, bëhu i fortë”/ Kush është e reja shqiptare që i dha fund jetës në qeli, gjyqtari italian letër prekëse: Dështova…

10 Gusht 2022, 19:19
“Shqiptarët ekspozojnë mashtrimin e azilit”/ Gazetarja britanike: Vendi i tyre është një vend tmerrësisht i varfër, ata s’janë luftë por…
Kryesore

“Shqiptarët ekspozojnë mashtrimin e azilit”/ Gazetarja britanike: Vendi i tyre është një vend tmerrësisht i varfër, ata s’janë luftë por…

10 Gusht 2022, 19:01
Posti tjetër
FOTO/ Kancelari Olaf Scholz arrin në Prishtinë, pritet në aeroport nga Albin Kurti

FOTO/ Kancelari Olaf Scholz arrin në Prishtinë, pritet në aeroport nga Albin Kurti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Zbulohen gjurmët e njeriut 12 mijë vjet më parë

Sulmet kibernetike/ AKSHI: Faqet zyrtare të institucioneve dalin sërish offline, ndërhyjmë në sistem

“S’kemi interes ta shesim”/ Tuhel “i mbyll derën” largimit të Brojës: Është këtu për të na befasuar

Thatësira më e madhe në 70 vite, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr