E Enjte, Gusht 11, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

“Erdhi me këmishën e gjakosur dhe dokumentet e një gruaje”/ Dëshmia e shokut “fundos” 32-vjeçarin italian për vrasjen e Nevila Pjetrit

13 Qershor 2022, 14:14
in Kryesore, Rajoni dhe Bota
“Erdhi me këmishën e gjakosur dhe dokumentet e një gruaje”/ Dëshmia e shokut “fundos” 32-vjeçarin italian për vrasjen e Nevila Pjetrit
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Policia italiane vazhdon hetimet për dy vdekjet e ndodhura më  7 qershor, atë të transgjinores Camilla dhe shqiptares Nevila Pjetri, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën në harkun kohor të 24 orëve jo shumë larg njëri-tjetrit.

Për të dyja krimet është arrestuar 32-vjeçari Daniele Bedini.

Ai mbetet në burg edhe për indikacionet e tjera të fajit që po dalin ndaj tij.

Ndërkohë mësohet se në shtëpinë e Bedinit, në Carrara, janë gjetur dokumentet e transeksualit bashkë me disa sende personale të viktimës.

Këtë e konfirmojnë burime hetimore dhe është vetë avokati i Bedinit, Rinaldo Reboa, i cili ka folur në një intervistë për Rai.

Vrasësi i dyshuar i 35-vjeçares me origjinë shqiptare Nevila Pjetri dhe i Carlo Bertolotti, transeksuales Camilla me banim në Albiano Magra, qëndron i paraburgosur në burgun Villa Andreino, në La Spezia, ku u bë marrja në pyetje pasditen e djeshme.

Ai nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve.

Bedini akuzohet se ka vrarë Nevilën, 35 vjeç, dhe në të njëjtën natë Camillën, të dyja në të njëjtën mënyrë: të shtëna me armë zjarri në kokë.

Motivi dyshohet se është  ai i grabitjes për të marrë para për të blerë drogë.

Vrasjet kanë ndodhur në një zonë mes Liguria dhe Toscana, në komunën Sarzana, në Marinella, zonë e njohur për prostitucion.

Hetimet e kryera nga karabinierët e La Spezia-s, vijojnë me shpejtësi në pritje të konfirmimit të inspektimit të Ris di Parma që u bë dje dhe ku u identifikuan gjurmë gjaku në automjetin e Bedinit.

Ndërkohë, mësohet se me mbërritjen e karabinierëve në shtëpinë e tij ditën e arrestimit ai tentoi të arratisej duke u hedhur nga tarraca në rrugë.

Më pas ai u bllokua nga dy policë. Arma e vrasjes, një pistoletë e kalibrit të vogël, nuk është gjetur ende. Babai i Bedinit kishte denoncuar zhdukjen e armës, të marrë nga një kasafortë që ishte thyer: burri e vuri re vjedhjen të shtunën e kaluar në mbrëmje. Pak orë më vonë ndodhi krimi i parë, ai i Nevila Pjetrit, e vrarë me një armë të kalibrit të vogël ashtu si ai që u zhduk nga kasaforta e babait të  Bedinit.

Ndër pistat ndaj Bedinit është edhe dëshmia e një miku të tij të denoncuar në dokumentet e gjyqtarit.

“Më erdhi në mes të natës, këmisha e tij ishte e njollosur me gjak, po qante dhe kishte dokumentet e një gruaje”.

Shoku i Bedinit  shtoi se dukej qartë që 32-vjeçari kishte bërë diçka serioze.

Posti Mëparshëm

“Pamjet ishin të frikshme. S’ishte e lehtë t’i afroheshe”/ Hoxha tregon si u eliminua Aleksandër Sadikaj: Autorët janë siguruar që…

Posti tjetër

Kush e donte të vdekur Erion Hasanbelliun? Artan Hoxha zbulon prapaskenat, tregon ku dyshojnë hetuesit belg: S’ka të bëjë me Elbasanin

Të Ngjashme

E PABESUESHME/ Pas 5 dekadash përpjekje, 70-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë
Rajoni dhe Bota

E PABESUESHME/ Pas 5 dekadash përpjekje, 70-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë

10 Gusht 2022, 21:21
‘Ne nuk fituam’/ Trump e pranon për herë të parë se Biden e mundi në zgjedhjet presidenciale
Kryesore

Pas kontrollit të vilës në Mar-a-Lago/ Ish-presidenti Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurori i Përgjithshëm

10 Gusht 2022, 20:20
Ndryshimet kushtetuese në Serbi, deputeti shqiptar kërkon heqjen e preambulës për Kosovën
Rajoni dhe Bota

A mund ta sulmojë Serbia-Kosovën? Media britanike nxjerr faktet

10 Gusht 2022, 20:02
Posti tjetër
“Erdhi me këmishën e gjakosur dhe dokumentet e një gruaje”/ Dëshmia e shokut “fundos” 32-vjeçarin italian për vrasjen e Nevila Pjetrit

Kush e donte të vdekur Erion Hasanbelliun? Artan Hoxha zbulon prapaskenat, tregon ku dyshojnë hetuesit belg: S’ka të bëjë me Elbasanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Zbulohen gjurmët e njeriut 12 mijë vjet më parë

Sulmet kibernetike/ AKSHI: Faqet zyrtare të institucioneve dalin sërish offline, ndërhyjmë në sistem

“S’kemi interes ta shesim”/ Tuhel “i mbyll derën” largimit të Brojës: Është këtu për të na befasuar

Thatësira më e madhe në 70 vite, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr