Rrugët e qytetit amerikan, Portland kanë një pamje të frikshme, të mbushura me njerëz të shtrirë në tokë e disa prej tyre pa jetë për shkak të mbi dozës së drogës.
Qyteti ka pamjen e një ‘tregu të hapur’ për të gjithë personat e varur, pasi Zyrtarët Shtetërorë vendosën të legalizonin drogat e forta, gjë ka sjellë rritjen e numrit të vdekjeve në 41%.
Policët në Portland thonë se rrugët janë plot me njerëz të varur nga droga dhe të pastrehë që blejnë dhe shesin hapur drogë. Sipas tyre, shenjat e varësisë nga droga po rriten në të gjithë vendin ditë pas dite.
Fotot tregojnë situatën e dëshpëruar në qytetin liberal të SHBA-së.