Babai i Aleksandër Sadikajt ka folur sot në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ për telefonatën e fundit me të birin, episodin ku u përfshi i biri në moshën 17-vjeçare, dënimin ndaj tij, si dhe çfarë pa javën që jetoi me të riun në janar të 2022.
“Kisha ditëlindjen para ca kohësh e më nisi lekët e ditëlindjes, kaq, asgjë tjetër.
Në datën 2 qershor e kisha, nuk mi nisi në datën 2 e mi nisi më mbrapa. Ishte djali më i shkëlqyer nuk ka më. Vetëm këtë mos ia bëni njerëzit se kjo nuk është e drejtë për baballarët e nënat që hapin tv e dëgjojnë direkt.
Nuk e kam hapur më tv, nuk më interesojnë më mediat se janë shumë rrena, gënjeshtra e mashtrime e trillime, vetëm shpirti im e di pse mediat nuk vijnë këtu ku ka rrënjët. Aleksandri ka qenë djalë i shkëlqyer, kam ndenjur te Aleksandri në janar e nuk jepte asnjë shenjë të tilla djali, dera rrinte hapur atje, madje i kam thënë ç’ne rri dera hapur. Kam ndenjur një javë e njoh mirë atë vend atje, se kisha një problem timin, e pashë mirë. Me bashkëjetuesen jetonte, madje ajo më ka çuar te spitali, e kam marrë dhe unë makinën e Aleksandrit kur ai ishte në gjumë.
Atë një javë nuk kam pasur asnjë shqetësim. Me të dy këta fëmijë kam pasur komunikime të mira, dhe pas ndarjes që jam ndarë, edhe ata kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me mua.
Aleksandri ka krejt jetën time të punës, është rritur me lekë dhe ka qenë me lekë deri kur ka lindur, se kam qenë unë në emigrim kur e kam marrë 1 vjec e kam cuar në Greqi. Nga Greqia unë ika në Angli, nga Anglia i kam dërguar Aleksandrit dhe familjes së tij lekë, janë të tëra të dokumentuara në gjykatë këtu në Berat”.
Pyetje: Një dokument nga gjykata e Beratit që në 17 vjec është akuzuar për një vjedhje…..
Babai i Aleksandrit: E di dhe atë gjë dhe atë unë e kam mbyllur të në atë kohë më janë vardisur mua për të marrë lekë se kisha ardhur nga Anglia. Po ata e kanë mbyllur atë cështje me lekë. Ishte kati i tretë dhe i ka thënë shoku më hidh një thikë për të krerë një kabëll, Aleksandri 0’skishte nevojë për ato lekë.
E kanë dënuar dhe e kam mbyllur unë atë çështje, më kërkonin lekë, 3-4 milionë.