E Mërkurë, Korrik 6, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Opinion

Uria dhe ngrohja globale/ Analiza e DW: Në samitin e G7 do të diskutohet për kriza të mëdha

21 Qershor 2022, 11:33
in Opinion
Uria dhe ngrohja globale/ Analiza e DW: Në samitin e G7 do të diskutohet për kriza të mëdha
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Thatësira, të korra të këqija, kriza të mundshme urie dhe pandemia e vazhdueshme e koronës. Këto probleme janë në qendër të takimit të grupit G7.

Në samitin e G7 do të diskutohet për kriza të mëdha – nga lufta në Ukrainë tek uria dhe ngrohja globale. Pritshmëritë për takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Elmau të Bavarisë janë aq të mëdha sa edhe problemet. Përveç Gjermanisë mikpritëse, grupi i G7 përfshin Francën, Italinë, Japoninë, Kanadanë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Në samit janë ftuar edhe India, Afrika e Jugut, Senegali, Indonezia dhe Argjentina. Po ashtu në të dëshiron të marrë pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Me sulmin ndaj Ukrainës, Rusia është izoluar ndërkombëtarisht dhe kjo e bën më të vështirë bashkëpunimin, jo vetëm në Kombet e Bashkuara. Prandaj grupi G7 po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Në këtë samit mund të përcaktohen drejtime udhëzuese vendimtare për samitin e G20 dhe konferencën e ardhshme të OKB-së për klimën. Të dyja do të zhvillohen në nëntor. “G7 është ndoshta i vetmi forum shumëpalësh, mbirajonal që vazhdon të mbetet i aftë për të vepruar tani që në Ukrainë kemi luftë,” thotë Friederike Meister, drejtoresha për Gjermaninë e Global Citizen, një organizatë që punon për të luftuar varfërinë ekstreme. “Kjo është arsyeja pse G7 ka një rëndësi të veçantë këtë vit, gjithashtu si një koalicion i vendeve më të rëndësishme donatore.”

Kriza në fushën e ushqimit

Për një kohë të gjatë bashkësia ndërkombëtare kishte bërë përparime në luftën kundër urisë. Por kriza klimatike, pandemia e koronës dhe konfliktet po shfaqin pasoja shkatërruese. Sipas Programit Botëror të Ushqimit, 50 milionë vetë janë në prag të urisë. Organizata e OKB-së e vlerëson si katastrofike situatën në Etiopi, Nigeri, Sudanin e Jugut, Jemen, Afganistan dhe Somali. 750,000 vetë në vendet veçanërisht të prekura kërcënohen nga uria.

Lufta e Ukrainës, pandemia e koronës dhe ndryshimet klimatike të lidhura me thatësirat, për shembull, e përkeqësojnë situatën dhe çmimet e ushqimeve po rriten. Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë, ato zakonisht mbulojnë pothuajse një të tretën e kërkesës globale. Sipas Kombeve të Bashkuara 1.4 miliardë vetë në mbarë botën mund të përballen me mungesë ushqimi pasi Rusia mban të bllokuara portet e Ukrainës dhe eksportin e produkteve bujqësore përtej Detit të Zi.

Kriza e klimës

Sipas Këshillit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike emetimet globale të gazeve serrë ishin midis 2010 dhe 2019 më të larta se kurrë më parë në historinë njerëzore. Pa reduktime të menjëhershme të emetimeve qëllimi për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë në krahasim me kohërat para-industriale nuk mund të arrihet më. Organizata Botërore e Motit paralajmëron se temperatura mesatare vjetore në botë mund të kalojnë 1.5 gradë për herë të parë deri në vitin 2026.

Sipas raportit të OKB-së për thatësirën numri dhe kohëzgjatja e periudhave të thatësirës në botë është rritur tashmë me 29 për qind  që nga viti 2000./DW

Posti Mëparshëm

“Tatuazhin nuk e bëra vetëm për Donaldin”/ Fifi flet për aktorin në prani të Beatrixës, VIDEO si reagoi këngëtarja: Është hera e fundit që…

Posti tjetër

Zelensky: Forcat ruse planifikojnë një sulm të ri në Kharkiv

Të Ngjashme

Putin në telashe, Perëndimi duhet t’i japë goditjen vendimtare
Opinion

Putin në telashe, Perëndimi duhet t’i japë goditjen vendimtare

5 Korrik 2022, 16:16
Ukraina thirrje Turqisë të ndalojë anijen ruse të ngarkuar me 4,500 tonë grurë të vjedhur
Opinion

ANALIZA/ “Si mund të çahet bllokada ruse ndaj Detit të Zi! Rreziku po i kanoset miliona njerëzve”

4 Korrik 2022, 15:39
Kush ishte nipi i Hitlerit që u bashkua me marinën amerikane dhe luftoi kundër tij
Opinion

Kush ishte nipi i Hitlerit që u bashkua me marinën amerikane dhe luftoi kundër tij

4 Korrik 2022, 12:12
Posti tjetër
“Bëhuni gati!”/ Zelensky bën paralajmërimin e fortë: Rusia do të përshkallëzojë luftën këtë …

Zelensky: Forcat ruse planifikojnë një sulm të ri në Kharkiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Thatësira më e madhe në 70 vite, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr