E Martë, Korrik 5, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Kumbaro i kujton Metës “Nenin 17” dhe replikon për Butrintin: Parku mbetet nën administrimin e shtetit

22 Qershor 2022, 12:12
in Kryesore, Shqipëri
Kumbaro i kujton Metës “Nenin 17” dhe replikon për Butrintin: Parku mbetet nën administrimin e shtetit
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta në lidhje me Parkun Kombëtar të Butrintit.

Në një përgjigje për Metën, ministria thotë se Parku mbetet nën administrimin e shtetit.

Ndërkohë, ministrja Mirela Kumbaro i ka cilësuar të pasakta dhe të pavërteta deklaratat e presidentit, duke thënë se Butrinti nuk i është dhënë askujt.

Reagimi i plotë:

Parku i Butrintit, Kumbaro i kundërpërgjigjet Metës: Parku mbetet nën administrimin e shtetit

“Shteti nuk heq dorë nga asnjë përgjegjësi ndaj Parkut Kombëtar të Butrintit”.

Kështu është shprehur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në lidhje me deklaratat e Presidentit Ilir Meta.

“E konsideroj këtë deklaratë të pasaktë, të pavërtetë. Shteti nuk heq dorë nga asnjë përgjegjësi kur flitet për trashëgimitë kulturore publike. Edhe nëse në arën e një bujku që është pronë private e bujkut dhe gjatë gërmimeve dalin vepra arkeologjike, ato janë me ligj pronë publike. Në të njëjtin ligj parashikohen dy forma të administrimit: direkte dhe indirekte. Direkte janë forma si parku i Apolonisë, Teatri i Operas dhe Baletit apo të tjera, me varësi nga Ministria e Kulturës. Është edhe një formë tjetër që janë fondacionet që janë e drejtë e çdo institucioni kulturor të pushtetit lokal apo qendror, të krijojnë fondacione kulturore që të tërheqin dhe fonde të tjera. Meqë përmendi Koventën e Parisit të Trashëgimisë Kulturore Presidenti, i kujtoj atij nenin 17 të kësaj konvente i cili thotë: “Neni 17 parashikon se shtetet palë të kësaj Konvente do të konsiderojne dhe inkurajojnë themelimin e fondacioneve ose shoqatave vendase publike dhe private qëllimi i të cilave është të ftojnë donacione për mbrojtjen e pasurisë kulturore dhe natyrore të përcaktuar në nenet 1 dhe 2 të Konventës.” Fondacioni është rasti kur dhurohen para për një destinacion të caktuar kulturor, me qëllime jo fitimprurëse”, tha Kumbaro gjatë diskutimit në emisionin “Open”.

Presidenti i Republikës në një deklaratë për mediat tha se është e papranueshme që për pasuri të tilla si Butrinti, me rëndësi historike, shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi.

Mirela Kumbaro sqaroi më tej se Ministrisë së Kulturës nuk i është hequr asnjë atribut ndaj Parkut Kombëtar të Butrintit.

“Butrinti nuk i është dhënë askujt, Ministria e Kulturës mbetet administratore e patjetërsueshme e parkut të Butrintit. Kjo nuk i heq Ministrisë së Kulturës asnjë atribut për menaxhimin e parkut”, ka thënë më tej Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Posti Mëparshëm

Shpresë dhe për Shqipërinë/ Bullgaria heq veton për Maqedoninë e Veriut, Varhelyi: Vendim historik

Posti tjetër

VIDEO/ Bilanci tragjik i tërmetit në Afganistan, shkon në 920 numri i personave të vdekur

Të Ngjashme

“Ky vit shënoi kulmin e një politike jomiqësore”/ Pse Putin nuk do ta urojë Biden për Ditën e Pavarësisë
Kryesore

“Ky vit shënoi kulmin e një politike jomiqësore”/ Pse Putin nuk do ta urojë Biden për Ditën e Pavarësisë

4 Korrik 2022, 18:00
FOTO/ Çmime të “kripura”, FIFA zbulon “fshatin e tifozëve” me tenda në Katar 2022
Kryesore

FOTO/ Çmime të “kripura”, FIFA zbulon “fshatin e tifozëve” me tenda në Katar 2022

4 Korrik 2022, 17:41
FOTO/ Udhëtimi i fundit që i mori jetën 15-vjeçares shqiptare në Greqi. Ishte me të dashurin dhe një çift tjetër kur makina u përplas
Kryesore

FOTO/ Udhëtimi i fundit që i mori jetën 15-vjeçares shqiptare në Greqi. Ishte me të dashurin dhe një çift tjetër kur makina u përplas

4 Korrik 2022, 16:59
Posti tjetër
VIDEO/ Bilanci tragjik i tërmetit në Afganistan, shkon në 920 numri i personave të vdekur

VIDEO/ Bilanci tragjik i tërmetit në Afganistan, shkon në 920 numri i personave të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr