Një gjykatë gjermane i dha të martën një dënim me pesë vjet burg një ish-rojeje të kampit nazist. 101-vjeçarari, bëhet në këtë mënyrë personi më i vjetër që deri më tani ka dalë në gjyq për bashkëpunim në krimet e luftës gjatë Holokaustit.
Josef Schuetz u shpall fajtor në lidhje me rolin e tij si roje burgu në kampin Sachsenhausen në Oranienburg, në veri të Berlinit , midis viteve 1942 dhe 1945, tha kryesuesi i gjykatës Udo Lechtermann.
Por pavarësisht dënimit të tij, ka shumë pak gjasa që ai të vendoset pas hekurave për të vuajtur dënimin me pesë vjet burg, duke marrë parasysh moshën e tij.
Pensionisti me origjinë lituaneze, i cili tani jeton në shtetin e Brandenburgut, ishte deklaruar i pafajshëm, duke thënë se ai nuk bëri ‘absolutisht asgjë’ dhe nuk ishte në dijeni të krimeve të tmerrshme që po kryheshin në kamp.
“Nuk e di pse jam këtu,” tha Schuetz.
Por prokurorët i thanë Gjykatës Rajonale Neuruppin, e cila po mbahet në një sallë sportive burgu në Brandenburg an der Havel, se Schueltz “me vetëdije dhe dëshirë” mori pjesë në vrasjen e 3,518 të burgosurve në kamp dhe bëri thirrje që ai të dënohej me pesë vjet burgim.
Mësohet se Schuetz do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor për të përcaktuar se ai është i aftë për të shkuar në burg. Mësohet gjithashtu se ai po apelon dënimin në Gjykatën e Lartë.
Më shumë se 200,000 njerëz, përfshirë hebrenj, romë, kundërshtarë të regjimit dhe homoseksualë, u mbajtën në kampin Sachsenhausen midis viteve 1936 dhe 1945.
Dhjetëra mijëra të burgosur vdiqën nga puna e detyruar, vrasja, eksperimentet mjekësore, uria ose sëmundjet përpara se kampi të çlirohej nga trupat sovjetike, sipas Memorialit dhe Muzeut të Sachsenhausen.
Prokurorët thanë se Schuetz kishte ndihmuar dhe nxitur ‘ekzekutimin me pushkatim të të burgosurve sovjetikë të luftës në vitin 1942’ dhe vrasjen e të burgosurve ‘duke përdorur gazin helmues Zyklon B’.
Në atë kohë ai ishte 21 vjeç dhe arriti t’i shpëtojë drejtësisë për 80 vjet.
Gjatë gjyqit, Schuetz bëri disa deklarata jokonsistente për të kaluarën e tij, duke u ankuar se koka e tij po ‘përzihej’.
Në një moment, njëqindvjeçari tha se kishte punuar si punëtor bujqësor në Gjermani për pjesën më të madhe të Luftës së Dytë Botërore, një pretendim që kundërshtohet nga disa dokumente historike që mbajnë emrin, datën dhe vendin e tij të lindjes.
Pas luftës, Schuetz u transferua në një kamp burgu në Rusi përpara se të kthehej në Gjermani, ku punoi si fermer dhe bravandreqës.
Schuetz mbeti në liri gjatë gjyqit, i cili filloi në vitin 2021, por është shtyrë disa herë për shkak të shëndetit të tij.
Avokati i tij Stefan Ëaterkamp i tha AFP-së përpara vendimit se nëse shpallet fajtor, ai do të apelojë.
Schuetz i shmangu drejtësisë për dekada, por fati i tij mbaroi në vitin 2018 kur hetuesit nga Zyra Qendrore për Hetimin e Krimeve Naziste në Ludëigsburg gjetën emrin e Josef Schuetz në dosjet e vjetra në Arkivin Ushtarak Shtetëror në Moskë.
Këto të ashtuquajtura ‘dosje plaçkë’ u morën nga ushtarët rusë në Moskë në fund të luftës.