Ditën e sotme është hapur rruga Kardhiq-Delvinë sëbashku me tunelin e Skërficës. Ky aks i ri shkurton një distancë prej 45 minutash nga Tirana në Sarandë, ndërsa sjell bregdetin më afër Tepelenës dhe Gjirokastrës.
Tuneli i Skërficës ka një gjatësi prej 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 m.
Në ceremoninë e inaugurimit ishin ministrat Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakët e qyteteve të jugut.
Banorët, nuk i kursyen lavdet për kreun e qeverisë. Rama u prit gjithashtu me këndë labe.
Grupi polifonik nuk kurseu lavdet për kryeministrin Rama, për të cilin thonë: “Nisën punimet e para në janar 2007, po i sosi Edi Rama në më pak se gjysmë mandat.” Vepra më e rëndësishme e këtij projekti është tuneli i Skërficës duke bërë që rruga nga Tirana në Sarandë të shkurtohet me 40 minuta.
“Nisën punimet e para në janar 2007, po i sosi Edi Rama në më pak se gjysmë mandat. Ti e lidhe Labërinë me rrugë kryq e tërthortë, Kurvelesh, Tepelenë dhe Vlorë. Këtu mezi shkonin trimat, tani lidhen në pak minuta Gjirokastra dhe Delvina. Kush punon për këtë truall, këngën labe ka shpërblim”, janë disa prej rreshtave në këngën për Ramën.