Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për atë që mund të jetë dita e saj më e nxehtë në histori, me temperaturat që parashikohen 40 gradë Celsius. Britania e Madhe është nën paralajmërimin e saj të parë të kuq për nxehtësinë ekstreme që do të thotë se edhe personat në formë dhe të shëndetshëm janë të rrezikuar nga nxehtësia.
Në Uells nuk janë vetëm njerëzit ata që përdorin krem kundër diellit, por edhe derrat. Disa fermë aplikojnë kremin kundër diellit tek kafshët e tyre me qëllim që t’i mbrojnë ato.
“Derrat nuk e lëshojnë nxehtësinë ashtu si kafshët e tjera, kështu që është e vështirë t’i mbash të freskët,” tha për BBC fermeri i derrave Ela Mair .
Ndërkohë, në shfaqjen Royal Welsh Show, një nga ngjarjet më të mëdha bujqësore të Evropës që pritet të mbahet ditët në vijim, organizatorët kanë shpenzuar rreth 50,000 £ për ventilatorë shtesë dhe ajrim në kasollet e bagëtive për të mbajtur përafërsisht 8,000 kafshë sa më të freskëta.
Në qytetin Chester, në Anglinë veriperëndimore, kopshti zoologjik ka thënë se do të jetë i mbyllur të hënën dhe të martën për të mbajtur të sigurt kafshët, vizitorët dhe stafin e tij.