Djali i ish-politikanit të lartë të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot i jep fund beqarisë.
Në ditën e veçantë të jetës, kur do kurorëzojë dashurinë e tij në martesë nuk do të jetë i pranishëm i ati, Jakupi, i cili ndodhet në paraburgimin e Hagës.
Djali i Jakup Krasniqit ka emocionuar me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shkruan:
“Me babin afër e në zemër, gati me marrë nusen”.
Krasniqi po mbahet në Hagë prej muajsh, si i akuzuar për krime të luftës.