Marrëdhënia mes Mike Tyson dhe kafshëve të rrezikshme është më se e famshme. Ish-boksieri legjendar amerikan ka pasur në shtëpi një kopsht zoologjik të tërë macesh, duke përfshirë tigrat e Bengalit, luanët e malit ose pumat. Qenie të gjalla të egra që, padyshim paraqesin rrezik si për pronarin e tyre, ashtu edhe për pjesën tjetër të njerëzve që qarkullojnë përreth.
Deklaratat e ish-përfaqësueses së boksierit, Shelly Finkel, të mbledhura nga “The Sun”, konfirmojnë se Tyson humbi një nga tigrat e tij të Bengalit, sepse ‘bisha’ donte të hante qenin e fqinjit. “Mike po e çonte tigrin për shëtitje.
Problemi ndodhi kur kafsha e rrezikshme pa një qen dhe ngjiti një mur të tërë për ta ngrënë. Pronari i qenit, nga dritarja pa se si papritmas një tigër hyri në pronën e tij, megjithëse Tyson mundi ta frenonte atë”, – shpjegoi Finkel.
Megjithatë, tashmë ishte tepër vonë, pasi Shoqata Amerikane për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve (ASPCA) kishte marrë njoftim për atë që kishte ndodhur. Dhe, sigurisht, Tyson u hoq nga kujdestaria e kafshës në mungesë të lejes për ta mbajtur atë në shtëpi.
Historia e qenit të fqinjit nuk është e vetmja anekdotë që ka ndodhur me tigrat e Mike Tyson. Ky angazhim daton nga vitet e burgut, pas një bisede me një shitës makinash. Si rezultat i një shkëmbimi të automjeteve me macet, në të cilat ai investoi 71.000 dollarë, ish-boksieri duhej të përballonte kostot e mirëmbajtjes së këtyre kafshëve të egra.
Edhe më e habitshme është se një prej tyre, Kenia, madje flinte brenda dhomës së Tyson. “Ajo peshonte rreth 250 kilogramë dhe ndjeja shumë dashuri për të. Kam fjetur me të”, – pranoi Tyson në një intervistë me GQ, përpara se të thoshte se tigresha i kafshoi krahun një personi.
Pavarësisht se ka pasur tigra në shtëpi për më shumë se 15 vite, Tyson kujton vetëm një sulm nga kafshët shtëpiake ndaj vetes. “Po i bëja një vaksinë tetanozi dhe ai më kafshoi, edhe pse më duheshin vetëm gjashtë apo shtatë qepje”, – shpjegoi legjenda e boksit.