Elseid Hysaj nuk do të jetë më pjesë e Napolit. Pas 6 sezonesh të kaluara te klubi napolitan, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare do të qëndrojë në Itali dhe mbrojtësi do të firmosë me skuadrën e Lazios.
Në këtë mënyrë Hysaj do të gjejë Mauricio Sarrin, trajner që i dha një shtysë të madhe në karrierën e tij, si te Empoli ashtu edhe te Napoli.Mbrojtësi dhe Lazio kanë rënë dakord për pagën e njëjtë prej 1.6milionë eurosh si dhe një kontratë 4 vjeçare.