Nga Max Foster and Lauren Said-Moorhouse, CNN
BBC është ndjerë i detyruar të kërkojë ndjesë pasi ka mbuluar metodat “mashtruese” të ish-gazetarit të saj Martin Bashir të përdorura për të siguruar një nga intervistat më të mëdha 25 vite më parë.
Drejtori i Përgjithshëm i BBC Tim Davie tha se ndërsa transmetuesi publik britanik “nuk mund ta kthej kohën pas një një çerek shekulli më vonë, por ne mund të kërkojmë falje”. Sipas CNN, Princ William dhe Harry kanë marrë disa letra në të cilët u kërkohet falje- por sipas tyre është shumë vonë.
Bashir, i cili u largua nga BBC javën e kaluar duke cituar arsye shëndetësore, publikoi deklaratën e tij, duke thënë se ishte “trishtues” fakti që vendimi për të treguar historinë e vërtetë të Princeshës është lënë në hije, raporton abcnews.al
Lord Dyson, i cili ishte në krye të një hetimi të pavarur për këtë çështje , tha se Diana ishte “e etur për idenë e një interviste televizive” dhe “ajo ndoshta ka rënë dakord të intervistohej nga ndonjë gazetar me përvojë dhe me reputacion në të cilin kishte besim edhe pa ndërhyrjen e Bashir “.
Nga ky fakt, mund të supozojmë se Princesha e ndjerë e Uellsit mund të ketë rënë dakord për këtë intervistë, por a do të kishte thënë ajo të njëjtat gjëra?
ntervista shpërthyese në 1995 ishte novatore. Princesha foli për luftën e saj me buliminë dhe depresionin, dhe pabesinë e saj dhe të burrit të saj. Sipas Princ William, mënyrat mashtruese për të bërë intervistën ndikuan në atë tha Lady D.”
Deklarata e William ishte ashpër dhe e paprecedentë . Ai shtoi: “Kjo intervistë shkakton trishtim të papërshkrueshëm kur dihet se dështimet e BBC kontribuuan ndjeshëm në frikën, paranojën dhe izolimin e saj që mbaj mend nga ato vitet e fundit me të.”
Vëllai i tij, Princ Harry, gjithashtu ka dënuar taktikat e medias, duke thënë se ai është thellësisht i shqetësuar se “praktika si këto – dhe madje edhe më keq -janë ende të përhapura sot..Nëna jonë humbi jetën për shkak të kësaj, dhe asgjë nuk ka ndryshuar “.
Dhe vëllai i Dianës, Earl Spencer, guxon edhe më shumë sa mendon se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis intervistës së Bashir dhe vdekjes së saj.
“Është ironike fakti që u takova me Martin Bashir më 31 gusht 1995, dhe pikërisht dy vite më vonë ajo vdiq.
Dhe unë mendoj se ka diçka të çuditshme midis këtyre dy ngjarjeve,” tha ai në një dokumentar për BBC të transmetuar të enjten.
“Unë mendoj se Diana e humbi besimin te njerëzit me të vërtetë të rëndësishëm”.
Spencer shtoi: “Ajo ishte një vajzë e re në mes të të 30-ave e cila ka jetuar një periudhë jashtëzakonisht të trazuar, të vështirë në sytë e publikut. Ajo nuk dinte kujt t’i besonte. Dhe kur vdiq dy vite më vonë, ajo përsëri nuk ishte e mbrojtur dhe nuk u ndje kurrë e tillë”
Në momentin kur Diana bisedoi me Bashirin, ajo ishte ndarë nga Charles prej disa kohësh. Ishte pikërisht periudha kur ajo më në fund po rimerrte në kontroll jetën e saj. Por ajo ishte gjithashtu e bindur se po minohej nga burri i saj, pallati dhe shërbimet e sigurisë. Ajo i tha Bashirit, ” Unë do të luftoj deri në fund, sepse besoj se kam një rol për të përmbushur dhe kam dy fëmijë për të rritur”, raporton abcnews.al
Diana e dinte saktësisht se çfarë po bënte kur ftoi Bashirin dhe nuk u pendua, dhe kjo gjë u theksua edhe më shumë në një shënim që shkroi më pas. Ajo kishte vite që merrej me shtypin. Njësoj si me fëmijët e saj dhe partnerët e tyre sot, Diana jetoi për vite me radhë nën presionin “e patolerueshëm” të medias, por ajo kishte filluar të përdorte mediat në avantazhin e saj – për qëllime humanitare.
Pavarësisht nga mënyra që Bashir siguroi intervistën, ishte ndershmëria dhe gatishmëria e sinqertë e Dianës për t’i thënë atij të vërtetën. Por, për djemtë dhe vëllain e saj, të cilët ende janë të trishtuar për humbjen e saj, intervista vuri në lëvizje ngjarjet që çuan në vdekjen e saj të parakohshme.
Diçka që edhe vetë Harry e theksoi: “Për ata që e ndjejnë se kanë diçka për të dhënë llogari, faleminderit. Ky është hapi i parë drejt drejtësisë dhe së vërtetës”./abcnews.al