Armina Mevlani, partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha ka komentuar për herë të parë vendimin e DASH që i ndalon hyrjen familjes Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mevlani, një blogere e famshme në Shqipëri, ka nisur një rubrikë Q&A, (Question and Answer) në Instagram, ku ndjekësit e pyesin dhe ajo përgjigjet. Një nga pyetjet e ditës së djeshme ka qenë edhe çështja e shpalljes non-grata. Edhe pse jo drejtpërdrejt për emrin e Berishës, Mevlani thotë se kryesorja për të është shëndeti, sepse të tjerat thotë ajo, përfshirë edhe vendimi për tu shpallur non-grata janë gjëra që rregullohen.
Pyetje: Sorry për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mir
Përgjigje: Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon.
Vetë blogerja është e përjashtuar nga vendimi i DASH dhe mund të udhëtojë e lirë në SHBA. Vendimi përfshin fëmijët e ish-kryeministrit dhe bashkëshorten e tij.