Valladolid-Atletico Madrid është ndeshja më e fortë e javës së fundit në La Liga. Dy skuadrat do të përballen mes tyre sonte në mbrëmje, duke nisur prej orës 18:00. Vendasit kanë nevojë për fitore për të qëndruar në elitën e futbollit spanjoll (duhet të humbasë edhe Huesca).
Të njëjtin synim kanë edhe djemtë e Diego Simeones, të cilët shpallen kampionë me tre pikë. Nëse nuk ia dalin të marrin maksimumin në këtë transfertë, titulli do t’i kalojë Real Madrid, gjithmonë nëse ia del të mposhtë Villareal.
Presidenti i Valladolid, Ronaldo fenomeni, ka vendosur të movitojë ekipin e tij përpara “finales”. Mundo Deportivo shkruan se braziliani i famshëm ka vendosur një premio prej 150 mijë eurosh për futbollist nëse sigurohet mbijetesa.
Valladolid është gati për betejë, diçka që lumturon edhe Real Madrid. Këta të fundit shpresojnë dhe urojnë që ekipi vendas të frenojë “armiqtë” e Atletico Madrid. Nëse ndodh, festa ndryshon krah në kryeqytet dhe La Liga do t’i shkonte “Los Blancos”.