Hoteli Hubertus, Itali, nga studio arkitekturore NOA
Kjo pishinë është 25 metra e gjatë, dhe ndodhet në pjesën e përparme të Hotelit Hubertus, një rezort skish në provincën italiane të Tirolit të Jugut.
Ajo ndodhet në një lartësi prej 12 metrash nga toka dhe mbështetet në trungje larshi që u janë hequr lëvoret. Edhe dyshemeja e pishinës është me xham, duke e bërë atë pjesë të grupit të pishinave transparente.
Pishina Sky, Londër, nga HAL
Kjo pishinë bashkon dy ndërtesa në katin e 10 në bllokun e ndërtesave të Ambasadës në Londër. Sipas studio arkitekturore HAL, pishina Sky është pishina e parë në botë plotësisht transparente. Ajo është e vendosur në 35 metra lartësi.
“Shtëpia Kandil Deti”, Spanjë, nga Arkitektët Wiel Arets
Kjo shtëpi në Marbella e projektuar nga arkitektët holandezë Wiel Arets është ndërtuar poshtë një pishine transparente që mbështetet vetëm në një skaj të shtëpisë.
Me një pishinë me fund xhami dhe me një tarracë të hapur kjo shtëpi u mundëson banorëve të notojnë dhe të marrin rreze dielli duke shijuar pamjet e Detit Mesdhe.
Kompleksi Anaha, SHBA, nga Solomon Cordwell Buenz
Projektuar nga studioja Solomon Cordwell Buenz me qendër në Çikago, kompleksi Anaha në Honolulu, Hauai, përfshin një pishinë me fund xhami që mbështetet vetëm në një skaj të katit të shtatë të ndërtesës. Fundi transparent i lejon notarët të shikojnë tokën nga 23 metra lartësi.
Panorama, Brazil, nga Fernanda Marques
Fernanda Marques projektoi apartamentin Panorama me një pishinë si akuarium. Pishina me gjatësi 10 metra ndahet nga zona kryesore e banimit të apartamentit nga panele të trasha xhami në mënyrë të tillë personat që ndodhen në dhomën e ndenjes të kenë mundësi t’i shikojnë të tjerët që do të notojnë, të cilët ngjajnë si peshqit në akuarium.
Shtëpia B, Maltë, nga studioja arkitekturore Architrend
Një pishinë e hapur me mure anësore prej xhami dhe që duket edhe nga rruga, e zbukuron këtë shtëpi prej betoni në Maltë, të projektuar nga studioja arkitekturore Architrend.
Pishina qëndron mbi pjesën hyrëse të shtëpisë, dhe një panel xhami në fundin e pishinës lejon të hyjë dritë në të gjithë hapësirën dhe i lejon njerëzit në shtëpi të shohin notarët sipër.
Qiellgërvishtësi Market Square Tower, SHBA, nga Jackson & Ryan Architects
Qiellgërvishtësi Market Square Tower në Hjuston ka në majë një pishinë transparente, që ndodhet në 153 metra lartësi.
Hotel Emiliano, Brazil, nga Architecture Oppenheim dhe Studio Arthur Casas
E vendosur në katin e fundit të një hoteli në Rio de Janeiro, kjo pishinë ka një fasadë xhami në pjesën e përparme në mënyrë që notarët të mund të shijojnë pamjen e plazhit të famshëm Copacabana. Pishina e hapur është projektuar nga studioja arkitekturore Oppenheim Architecture dhe Studio Arthur Casas për Hotel Emiliano. / Dezeen.