Nga dita e hënë në Maqedoninë e Veriut fillon vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve të moshës nga 12 deri 17 vjet, ndërsa deri tani janë paraqitur gjithsej 1.798 persona.
Pjesa më e madhe e të rinjve janë paraqitur në Shkup edhe atë në pikat vaksinale në “Bukuresh”- 402, “Jane Sandanski” 287 dhe 110 në “Bit Pazar”.
Momentalisht Maqedonia e Veriut ka 236 raste aktive me koronavirus, ndërsa gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 18 raste të reja dhe nëntë pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 155.882, ndërsa prej tyre 150.159 janë shëruar dhe 5.487 kanë humbur jetën.