Një person doli pozitiv me Covid-19 në ‘Fshatin Olimpik’ të Tokios. Lajmi i konfirmuar nga komiteti organizator, vjen gjashtë ditë para fillimit të Lojërave Olimpike. Eshtë një shtetas i huaj, jo sportiest, sipas raporteve nga “NHK TV” dhe besohet të jetë rasti i parë në fshat. I infektuari u dërgua në një hotel dhe u vendos në izolim.
Të dhënat e konfirmuara dje nga autoritetet japoneze, flisnin për më shumë se 3.400 raste me Covid-19, të konstatuara në 24 orë, 1.271 prej të cilave në zonën e Tokios, e cila sipas agjencisë së lajmeve “Kyodo” për të tretën ditë radhazi regjistroi më shumë se një mijë rastet në një ditë.
Ka 15 infeksione të gjetura në Tokio midis njerëzve të lidhur në mënyra të ndryshme me Lojërat, përfshirë rastin e parë në Fshatin Olimpik. Personat e tjerë të infektuar janë 7 punëtorë me kontratë, 6 punonjës të komitetit organizativ dhe 2 përfaqësues të mediave. Kjo është dita e katërt radhazi, mbi një mijë raste, shifra më e lartë ditore në rreth gjashtë muajt e fundit.