Kryeministri Edi Rama nuk e ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën dhe mëngjesin e sotëm ai ka vazhduar publikimet nga punimet në kantieret e Rindërtimit në Laç dhe në Thumanë.
Kreu i qeverisë me anë të një postimi në rrjetin social tregon punës transformuese në kantieret e Rindërtimit.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë fotoalbum të punës transformuese në kantieret e Rindërtimit, që besoj se flet vetë, ju uroj një ditë të mbarë *Laç dhe Thumanë“, shkruan Rama.
Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha.