Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, tha se kishte shpresuar që Lionel Messi do të luante falas për ta, kur u bë e qartë se klubi nuk mund ta mbante atë nga ana financiare. 34-vjeçari pranoi një ulje të pagës prej 50%, por Barça ende nuk ishte në gjendje ta regjistronte atë në La Liga për shkak të kufizimit të shpenzimeve për sezonin në 97 milionë euro, gati 300 milionë euro më pak se vitin e kaluar.
Prandaj, pas mbi 20 vjetësh në Katalonjë, Messi u nis për te PSG në gusht, duke nënshkruar një marrëveshje fillestare 2-vjeçare me parizienët. “Unë nuk u zemërova me Messin, por vjen një moment ku të dyja palët shohin se nuk mund të bëhet ajo që dëshirohet. Dhe pastaj ka zhgënjim në të dyja anët, – tha Laporta për RAC1.
– E di që ai dëshpërimisht donte të qëndronte, por gjithashtu kishte shumë presion ndaj tij për shkak të ofertës që kishte. Ai tashmë kishte në dorë ofertën nga PSG. Të gjithë e dinë se ishte një ofertë e madhe. Ne e dinim prej tij se ishte kështu”.