Ankesa e ish-modeles amerikane Kathryn Mayorga kundër Cristiano Ronaldos duhet të refuzohet për parregullsi. Gjyqtari i caktuar e rekomandoi këtë gjë para gjykatës federale të Nevadës.
Sipas magjistratit Daniel Albregts, në fakt, akuza bazohet pjesërisht në dokumentet e piratuara të “Football Leaks”, që nuk duhet të ishin në posedimin e gruas. Sipas gjyqtarit, avokati i Mayorga do të kishte vepruar me “keqbesim” dhe madje, edhe nëse Mayorga do të ndryshonte deklarim, gjykata nuk do të jetë në gjendje të thotë se sa nga çështja bazohet vetëm në kujtimet e saj”.
Po cila është historia Ronaldo-Mayorga, e pasuar më pas nga akuza për përdhunim të ish-modeles amerikane? Në qershor 2009, Mayorga thirri policinë e Las Vegas për të raportuar dhunën seksuale, sipas saj, por nuk pranoi të zbulonte identitetin e autorit të dyshuar. Më pas rasti u mbyll.
Në vitin 2010, u organizua një transaksion privat me përfaqësuesit e Ronaldos: 375.000 dollarë në këmbim të konfidencialitetit absolut mbi faktet e supozuara dhe marrëveshje, në bazë të cilës ajo të hiqte dorë nga çdo padi.
Por, për avokatët aktualë të Mayorga, kjo kontratë është e pavlefshme për shkak të çrregullimit psikologjik të gruas në atë kohë dhe presionit të ushtruar ndaj saj. Pastaj, në vitin 2018, Mayorga rifilloi kontaktet me policinë e Kalifornisë, kërkoi që çështja të rihapej dhe akuzoi publikisht yllin portugez për herë të parë.
Ky i fundit i ka mohuar gjithmonë akuzat për përdhunim, duke pretenduar se kishte një marrëdhënie të dyanshme pëlqimi.