Në 30 vite, krizat ciklike të furnizimit me energji elektrike të vendit nuk kanë qenë të pakta.
Zhurma e gjeneratorëve nëpër trotuare dhe drita e zbehtë e flakës së qiririt nëpër shtëpi është ende në memorien e shumë shqiptarëve dhe na kërcënon edhe sot, pas paralajmërimeve të Edi Ramës për krizë energjitike.
Fotot e mëposhtme tregojnë një realitet të trishtë nga Tirana vite më parë, i cili shpresojmë të mos na rikthehet prapë këtë vit.