Dalin të tjera detaje nga sherri që ndodhi sot pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet.
“News 24” raporton se konflikti mes disa personave ndodhi rreth orës 08:30 në një mëngjesore. Ishin dy mësuese ato që u përfshinë fillimisht në konflikt e më pas u përfshinë dhe familjarët e tyre.
Pas përplasjes fizike në ambientet e mëngjesores, konflikti vijoi jashtë ambienteve të këtij biznesi.
Ndonëse përplasja si fillim kishte qenë verbale, personat në fjalë nisën që të konfliktoheshin me sende të forta dhe për pasojë 4 prej tyre përfunduan me lëndime në spital.
Mësohet se njëri prej personave pasi kishte kërcënuar disa herë, kishte nxjerrë një pistoletë dhe kishte qëlluar disa erë në ajër. Gjatë përleshjes janë përdorur sende të forta, dhe është gjuajtur me karrige.
Skena ngjalli panik te banorët, pasi bëhet fjalë për një zonë mjaft të populluar të Tiranës. U desh ndërhyrja e policisë për rikthimin e normalitetit.
Uniformat blu shoqëruan në komisariat dy persona dhe sekuestruan armën e zjarrit. Ende nuk dihen motivet e sherrit masiv.