Pas transmetimit në Netflix në Shtator, Squid Game arriti të thyejë rekorde në mbarë botën. Seriali, në të cilin protagonistët luftojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse për fëmijë, aktualisht është në rrugën e duhur për t’u bërë shfaqja më e popullarizuar ndonjëherë në Netflix.
Seriali është në vendin e parë në 90 vende, duke përfshirë këtu edhe SHBA-në. Por sipas krijuesit të tij, prodhimi i serialit nuk ishte aspak i lehtë. Hwang Dong-hyuk pohon se xhirimet e sezonit të parë ishin aq të mundimshme saqë ai humbi gjashtë dhëmbë ndërsa më në fund i dha jetë krijimit të tij.
“Shkrimi, prodhimi dhe drejtimi i serialit ishte me të vërtetë një detyrë e madhe. Kur mendoj të bëj të njëjtën gjë për sezonin e dytë, personalisht jam i shqetësuar. Nuk ka asgjë të konfirmuar për momentin, por kaq shumë njerëz janë entuziastë sa po e mendoj vërtetë.“, tha ai.