Ish-deputeti i Partisë Socialiste është shprehur me rezerva ndaj partisë që ai ka qenë pjesë e kryesisht ndaj drejtuesve të rinj të saj. I ftuar në “Frontline”, Braho u shpreh se Kryeministri Edi Rama duhet të bëjë konsultim me elitën e PS e cila sipas tij është hedhur matanë.
Ai bëri edhe një deklaratë të fortë me kanabizimin e vendit duke thënë se bandat shqiptare në bashkëpunim me ato italiane mbushin bankat e Zvicrës me lekë.
Çfarë do bëjmë ne për të parandaluar pasojat e rënda që kanë mbërthyer rininë që përdorin kanabisin? Përveç legalizimit për qëllime medicinale, duhen marrë masa të forta për kanabizimin e rinisë. Pihet masivisht në shkolla. Ku janë paratë. Mos më bëj pyetje provokuese. Të më japë Rama leje. Edhe unë do ta ndjek paratë dhe do i them ja ku i ke paratë e kanabizimit të vendit ato vite. Përrallat me Guardia Di Finanzia t’i tregojë diku tjetër. Bandat shqiptare mbushin bankat e Zvicrës. Paratë fshihen në bankat e Zvicrës”-tha ai./BW