Kryeministri Rama ka reaguar pak minuta para protestës të njoftuar përballë kryeministrisë duke theksuar se ka bërë gati paketën e rezistencës sociale për të përballuar pasojat e krizës së çmimeve.
Përmes një postimi në rrjetën sociale Facebook, të shoqëruar me foto nga mbledhja e qeverisë, kryeministri shprehet se janë në përfundim të punës për këtë paketë, të cilën do ta shpalosin në ditët në vijim.
“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare“, shkruan Rama në Facebook.
Kjo është dita e katërt e protestave, ndërkohë që gjatë tre ditëve të para është bërë e mundur ulja e çmimit të karburanteve.