Nga Domenico Affinito, Milena Gabanelli dhe Francesco Tortora
Corriere Della Sera
Cilët janë njerëzit e Putinit, ata që i ekzekutojnë urdhrat, ata me të cilët konsultohet dhe që e bëjnë më të fuqishëm?
Pak më shumë se një duzinë ish-agjentë të KGB-së që janë bërë të fuqishëm dhe shumë të pasur, gazetarë besnikë, politikanë dhe sipërmarrës.
Le të fillojmë me notat më të larta, ata që së bashku me Vladimirin kanë kodet e lëshimit të raketave bërthamore.
Sergey Shoigu, 66 vjeç, ministër i Mbrojtjes, me origjinë ukrainase nga nëna e tij, një karrierë në aparatin sovjetik fillimisht dhe më pas në Rusi.
Ai nuk bëri kurrë shërbimin ushtarak (është inxhinier), por ka veshur uniformën që kur ishte ministër.
Më 11 shkurt 2022, kur u takua me Sekretarin Britanik të Shtetit për Mbrojtjen, Ben Wallace, ai deklaroi se Rusia nuk po planifikonte ndonjë pushtim të Ukrainës.
Ai është njeriu që aktualisht gëzon vëmendjen më të madhe në Kremlin. Sipas analistëve, është personaliteti kryesor i konfliktit.
Në vitin 2012 mori Kryqin e Madh të Urdhrit të Maltës në Ambasadën e Italisë në Moskë.
I përshkruar si një person “i sertë”, Gjenerali Gerasimov luajti një rol kyç në fushatën ushtarake për aneksimin e Krimesë.
66-vjeçari është Shefi i Shtabit të ushtrisë ruse. Ai mori pjesë gjithashtu në Luftën e Dytë Çeçene dhe menaxhoi ndërhyrjen ruse në luftën civile siriane.
Delegacioni që merret me Kievin
Delegacioni që merret me Kievin përfshin ish-ministrin e Kulturës dhe shefin e delegacionit Vladimir Medinsky, ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov, kryetarin e Komisionit të Jashtëm, Leonid Slutsky, zëvendësministrin e mbrojtjes, Gjeneral Aleksander Fomin, zëvendësministrin e Jashtëm, Andrei Rudenko dhe Ambasadori rus në Bjellorusi, Boris Gryzlov.
Lavrov, 71 vjeç, u takua me Putinin kur ishte zëvendësministër i Jashtëm, nën drejtimin e presidentit të parë të Federatës Ruse, Boris Jelcin.
Shtypi ndërkombëtar rendit në pronat e tij një ndërtesë trekatëshe në Zhukovka, në kufi me Bjellorusinë, dhe një apartament në qendër të Moskës me një vlerë, para rënies së rublës, mbi 7 milionë euro dhe në fund 12 milionë euro pasuri në emër të zonjës së tij, aktores Svetlana Polyakova.
Slutsky, 54 vjeç, zotëron, me gruan e tij, një ndërtesë banimi, tri apartamente, prona komerciale dhe një makinë Bentley.
Ai është një njeriu i besuar i Princit të Monakos, Albert II.
Medinsky, 52 vjeç, me profesion gazetar, zotëron dy dacha (shtëpi tradicionale ruse) dhe një apartament në Moskë.
Gruaja e tij ka të ardhura prej afro një milion eurosh, të cilat vijnë nga qiraja e 3 mijë metrave katrorë pasuri të paluajtshme komerciale në qendër të Moskës.
Ish-KGB-ja
Ata janë besnikët dhe këshilltarët.
Nikolay Tokarev, 71 vjeç, ish-agjent i KGB-së në Dresden si Putin, tani kreu i Transneft, operatorit më të madh në botë të tubacioneve: e gjithë nafta ruse kalon nëpër tubacionet e saj.
Igor Panarin, politolog 63-vjeçar, ish-agjent i KGB-së, mbështetës i “dedollarizimit” të ekonomisë ruse dhe aleancës me Kinën.
Nikolai Patrushev, 70 vjeç, ish-drejtor i FSB-së (pas rënies së komunizmit, KGB-ja ruse u quajt FSB) pas Putinit. Të tre janë këshilltarët më të besuar.
Dhe, më pas, Sergey Chemezov, 69 vjeç, një ish-gjeneral i KGB-së i vendosur në Gjermaninë Lindore dhe tani një anëtar i institucionit ushtarak dhe inteligjencës ruse.
Ai është CEO i Rostec Corporation, kompani shtetërore me bazë në Moskë, e specializuar në konsolidimin e kompanive kombëtare strategjike në sektorët e mbrojtjes dhe të teknologjisë së lartë.
Hetimi gazetaresk Pandora Papers zbuloi në tetor të vitit 2021 se familja e tij zotëron disa prona të paluajtshme luksoze në Spanjë dhe një rrjet të gjerë kompanish offshore me pasuri prej të paktën 400 milionë dollarë, të cilat kryesisht i përkasin të ndjerës gruas Ekaterina dhe thjeshtrës Anastasia.
Shokë të ngushtë
Midis oligarkëve, që kanë akses në zemër të Kremlinit është Genadi Timchenko, 69 vjeç, pronar i grupit të investimeve Volga Group dhe mik i ngushtë i Putinit që nga fillimi i viteve 1990, kur ai tregtonte karburant në Shën Petersburg.
Në vitin 1991, si kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të qytetit të Shën Petersburgut, Putin i dha atij një licencë për eksportin e karburanteve, gjë që shumëfishoi pasurinë së tij. Ai gjithashtu ka nënshtetësi armene dhe finlandeze.
Timchenko është në listën e sanksioneve amerikane që nga viti 2014 dhe ka pasuri mbi 22 miliardë dollarë.
Yevgeny Prigozhin, 60 vjeç, është themeluesi i kompanisë private të sigurisë Wagner, e përdorur në pushtimin e Krimesë, Donbass-it, Libisë dhe Sirisë.
Ai zotëron Megaline, e cila ndërton dhe restauron bazat ushtarake.
Tre nga kompanitë e tij akuzohen për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA dhe përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet afatmesme në SHBA të vitit 2018.
Dmitry Peskov, 54 vjeç, një ish-diplomat, është zëdhënësi i Putinit.
Gruaja e tij e fundit, ish-kampionia olimpike e kërcimit në akull, Tatiana Navka, zotëronte një kompani të regjistruar në Ishujt e Virgjër Britanikë, Carina Global Assets, me asete mbi 1 milion dollarë të likuiduara pas dasmës.
Sergei Roldugin, 70 vjeç, sipërmarrës i naftës dhe mediave.
Ai konsiderohet miku më i mirë i Putinit dhe ishte ai që e prezantoi me gruan e tij Lyudmila. Roldugin është gjithashtu kumbari i vajzës së tyre të madhe Maria.
Sipas hetimit të Panama Papers, është ruajtësi sekret i pasurisë së fshehur të Putinit, ndërsa “The Guardian” e akuzoi atë se ishte arkitekti i një rrjeti prej 75 kompanish offshore që do të kishin pastruar 9 miliardë dollarë të elitës ruse.
Igor Shuvalov, politikan 55-vjeçar, ishte zëvendëskryeministër dhe më pas president i Veb-it në pronësi të shtetit, një prej firmave më të mëdha të investimeve dhe institutit kryesor të zhvillimit në Rusi me 50 miliardë dollarë asete në vitin 2020.
Gruaja e tij Olga Viktorovna zotëron disa kompani që operojnë në shitjen e pasurive të paluajtshme dhe në tregtimin e aksioneve të kompanive ruse të mallrave.
Në realitet, zonja i është përkushtuar vetëm mbarështimit të qenve Corgi dhe i gjithë biznesi i saj i atribuohet burrit të saj.
Të fundit, por jo nga rëndësia, janë vëllezërit Rotenberg, Arkady dhe Boris, përkatësisht partneri stërvitor i Putinit dhe trajneri i Xhudos.
Ata janë njëkohësisht pronarët e Stroygazmontazh, ndërtuesi kryesor rus i tubacionit të naftës dhe gazit.
Asetet e vlerësuara në miliarda dollarë, Boris ka qenë gjithashtu shtetas finlandez prej disa kohësh dhe, ndryshe nga vëllai i tij, nuk i nënshtrohet sanksioneve të BE-së.
Arkady ishte Ministër i Transportit nga viti 2004 deri në 2012 dhe pas aneksimit të Krimesë në 2014, pasuritë e tij u ngrinë, përfshirë ato në Itali, në pronësi të kompanisë qipriote Olpon Investments Limited me vlerë 40 milionë euro.
Ai gjithashtu ka në pronësi hotelin luksoz Berg në Romë, dy vila në Costa Smeralda dhe një në Sardenjan Jugore, një vilë në Tarquinia.
Garantuesit e propagandës
Ndër gazetarët më të afërt me presidentin rus është Vladimir Soloviev, 58 vjeç, prezantues televiziv i emisionit “The Evening”.
Sipas fondacionit kundër korrupsionit të Alexei Navalny, Soloviev zotëron më shumë se 17 milionë dollarë në pasuri të paluajtshme në Rusi dhe dy vila në liqenin Como. Para vendosjes së sanksioneve, ai gëzonte të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Itali.
Margarita Simonyan, 42 vjeç, këshilltarja e Putinit ndoqi shkollën e mesme në Bristol, SHBA dhe kthye në shtëpi në moshën 18 vjeç. Ajo mbuloi luftën e dytë kundër Çeçenisë si gazetare.
Në moshën 25-vjeçare, ajo mori komandën e kanalit pro-Kremlin në gjuhën angleze, “Russia Today”.
Në vitin 2017, ajo u emërua nga Forbes si gruaja e 52-të më me ndikim në botë.
Përbuzje për Perëndimin, edhe përse fëmijët e tyre studiojnë atje
Vajza e madhe e presidentit të Komisionit të Jashtëm, Leonid Slustky, është diplomuar në Harvard, ndërsa Lida, më e vogla, 11 vjeç, ndjek shkollën amerikane në Zvicër që nga shtatori i kaluar.
Maya, vajza e këshilltarit Nicolai Tokarev, jeton në Qipro dhe ka nënshtetësi qipriote.
Me bashkëshortin e saj Andrei Bolotov, ajo zotëron disa kompani të pasurive të paluajtshme në Moskë, Letoni dhe Kroaci.
Ekaterina, vajza e ministrit të Jashtëm Lavrov, e diplomuar në Universitetin e Kolumbisë, është e martuar me Alexander Vinokurov, një i diplomuar në ekonomi nga Kembrixh, tani president i Marathon Group, grup rus investimesh që menaxhon markën amerikane KFC në Rusi.
Yelizaveta, vajza e zëdhënësit Peskov, u diplomua në Paris dhe ishte asistente në Parlamentin Evropian të Aymeric Chauprade, një eurodeputet francez i së djathtës ekstreme.
Aleksandri, njëri nga djemtë e gazetarit Soloviev, studioi në London College Communication dhe punon në Londër si regjisor Televizioni.
Djali i madh i Boris Rotenberg, Roman, studioi në Shkollën Evropiane të Biznesit në Londër dhe tani është zëvendëspresident i Gazprombank. Ndërsa kushërira e saj Lilija, vajza e xhaxhait të saj Arkady, është mjeke, ajo banon në Gjermani, por është gjithashtu bashkëpronare e TPS.
Nedvižimost, grup investimesh që zotëron qendra tregtare dhe komplekse argëtimi në qytetet e Moskës dhe Soçit.
Djali i madh i Boris Rotenberg, Roman, studioi në Shkollën Evropiane të Biznesit në Londër dhe tani është Zëvendës President i Gazprombank.
Ndërsa kushërira e saj Lilija, vajza e xhaxhait të saj Arkadj, është mjeke. Ajo banon në Gjermani, por është gjithashtu bashkëpronare e TPS Nedvižimost, një grup investimesh që zotëron qendra tregtare dhe komplekse argëtimi në qytetet e Moskës dhe Soçit.
Djali i madh i Boris Rotenberg, Roman, studioi në Shkollën Evropiane të Biznesit në Londër dhe tani është Zëvendës President i Gazprombank.
Ndërsa kushërira e saj Lilija, vajza e xhaxhait të saj Arkadj, është mjeke, ajo banon në Gjermani, por është gjithashtu bashkëpronare e TPS Nedvižimost, një grup investimesh që zotëron qendra tregtare dhe komplekse argëtimi në qytetet e Moskës dhe Soçit.
Destinacioni i preferuar: Londra
Victoria, vajza e Leonid Mikhelson (aksionari kryesor i Novatek), studioi në Nju Jork dhe Londër.
Maria, vajza e Igor Komarov (biznesmen dhe ish-drejtues i agjencisë ruse hapësinore), gjithashtu studioi në kryeqytetin anglez ku jeton dhe është stiliste, siç bënë Elena dhe Olga Luzhkova, vajzat e ish-kryebashkiakut të Moskës.
Elena zotëron një pronë 25 milionë paundeshe në Holland Park.
Elsina, vajza e deputetit të partisë së Putinit, Rinat Khayrov, ka një apartament prej 10 milionë paundësh në një kompleks në Knightsbridge dhe një shtëpi prej 22 milionë paundësh në Surrey.
Natalia Rotenberg, gruaja e fundit e Arkady-t, jeton në një rezidence prej 35 milionë paundësh në Surrey me dy fëmijët e manjatit rus dhe ka një tjetër apartamenti prej 8 milionë paundësh në Londër.
Londra është gjithashtu shtëpia e Anastasias, vajza e ish-zëvendëspresidentit të Dumës, Sergei Zheleznyak, bashkëautor i ligjit të 2012-ës për “agjentët e huaj”, i cili prek OJQ-të që pranojnë financime të huaja.
Dy nga vajzat e tij studiuan në Zvicër, si fëmijët dhe nipërit e ish-drejtorit ekzekutiv të Hekurudhave Ruse, Vladimir Yakunin, dhe nipërit e Vladimir Žirinovskij, deputet dhe ish-nënkryetar i Dumës.
Sot të paktën një mijë fëmijë të nomenklaturës dhe klasës sunduese ruse janë regjistruar në kolegjet më prestigjioze dhe më të shtrenjta perëndimore.
Do të ishte një gjest koherent nga ana e këtyre universiteteve, vajzave të perandorisë së gënjeshtrës, t’i kthenin për të studiuar në atdheun e tyre. Është një sanksion, që mund t’i shtyjë baballarët e tyre të mbajnë qëndrim kundër Presidentit Putin.
Nderimet italiane
Po aq konsistente sa do të ishte për Francën tërheqja e Legjionit të Nderit për Putin, ashtu edhe për Italinë duhen hequr dekoratat dhe nderimet që iu dhanë bankierëve, sipërmarrësve, politikanëve dhe ministrave rusë.
Ato variojnë nga Urdhri i Meritës i Republikës Italiane, më i larti i urdhrave të Republikës Italiane, i dhënë nga Presidenti i Republikës për të shpërblyer meritat e fituara ndaj Kombit, tek Urdhri i Yllit të Italisë, që u jepet qytetarëve që kanë fituar merita të veçanta në promovimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Italisë dhe vendit ku operojnë.
Që nga viti 2014, viti i pushtimit të Krimesë dhe sanksioneve të para ndaj Rusisë, Italia u ka shpërndarë 30 medalje të tilla personave të regjimit rus.
Midis tyre, në vitin 2016, nderimet u dhanë edhe komandantit të Alisher Usmanov, pronar i gjigantit industrial Metalloinvest dhe i gazetës Kommersant, në vitin 2017 zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov dhe Igor Sechin, kreut të kompanisë së naftës Rosneft.
Në vitin 2020, Alexander Grushko, zëvendësministër i Jashtëm i Rusisë u bë Zyrtar i Madh së bashku me Herman Gref, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe sot CEO i Sberbank Commendatore dhe Oleg Belozerov, ish-zëvendësministër i Transportit dhe CEO i Hekurudhave Ruse.
Gjithashtu u shpërblyen ministri i Industrisë dhe Tregtisë Denis Manturov (Kalorësi i Kryqit të Madh) dhe zëvendësi i tij Viktor Evtukhov (Komandanti) dhe kryeministri rus, Mikhail Mishustin, (Kalorësi i Kryqit të Madh).
Ato duhet të revokohen menjëherë, të paktën për ata që nuk janë shkëputur publikisht nga pushtimi rus.
Norvegjia i kishte dhënë ministrit të Jashtëm Lavrov një diplomë nderi, e cila u revokua më 28 shkurt.