Tërbohet Jennifer Lopez. Një video e dasmës së saj me Ben Affleck është bërë “virale” në rrjetet sociale. Në të aktorja dhe ylli i pop-it mund të shihet duke performuar një këngë të papublikuar ende, ndërsa dhëndri ishte ulur në një karrige.
“Gjithë natën mund të ndiej pasionin në sytë e tu / Unë jam ende e dashuruar me ty / Ti e di se nuk mund të ngopem”, këndon Lopez e rrethuar nga një grup kërcimtarësh.
Artistes nuk i pëlqeu që ajo video u xhirua dhe u bë e disponueshme për cilindo në rrjetet sociale, pasi të gjithë të ftuarit nënshkruan një marrëveshje moszbulimi të asgjëje nag ceremonia private.
“Kjo video është bërë pa leje. Kush e ka bërë ka përfituar nga momenti ynë privat. Nuk e di nga ka dalë, sepse kishim nënshkruar marrëveshje moszbulimi dhe iu kemi kërkuar të gjithë të ftuarve të mos ndanin asgjë në lidhje me dasmën tonë.
Është zgjedhja jonë për të ndarë atë që duam. Gjithçka që unë publikoj privatisht është në faqen ‘OnTheJLo’ dhe duhet të ndahet me fansat e mi. Gjë të cilën do ta bëj kur të jem gati.
Kjo video është vjedhur pa pëlqimin tonë dhe është shitur për para”, – ka shkruar Jennifer Lopez në Instagram.