Muaji shtator e ka vendosur qytetin e New York-ut në qendër të vëmendjes, pasi aktualisht janë duke u zhvilluar dy evenimente botërore mjaftë të rëndësishme, siç është turneu I tenisit US Open dhe Java e Modës. Tek tenisi, shqiptarët janë thjeshtë spektator, ndërkohë tek moda, pa dyshim që mund të themi me krenari se një shqiptar ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme me prezencën e tije, dhe behet fjalë për biznesmenin e njohur Elton Ilirjani.
Ai ishte I ftuar special në këtë eveniment, dhe përfaqëson shtëpinë italiane të modës “Mua Mua” . Shfaqja nisi me Eltonin të veshur me një fustan të gjatë jeshil dhe një fshese korrenti në dorë , ndërkohë në sfond transmetohej një video humoristike ku shfaqej Eltoni në lavanteri . E gjithë kjo skenë e cila transmetohej live në shumë televizione të botës, nuk kaloj pa momente pikante nga pjesëmarrësit e shumtë, duke ngacmuar Eltonin për linjat e tij trupore dhe në veçanti shalët e gjata prej modeli.
Më pas vijuan disa sfilata me model dhe modele të ndryshëm, ku ndër ta ,në krye qëndronte ëndërrimtari nga Shqipëria ,Elton Ilirjani i veshur me fustan të zi të gjatë. Pa dyshim që kjo arritje nuk është thjeshtë një rastësi , pasi Eltoni, prej pak vitesh që jeton në SHBA, e kemi parë të jetë I pranishëm në shumë aktivitete të fushave të ndryshme.
E ndërkohë që java e modës akoma s’ka mbaruar, të gjithëve na lind një arsye më shumë që të jemi më vigjilent me të rejat që do të prodhojë kjo ngjarje e jashtëzakonshme me një personazh multidimensional si Elton Ilirjani.