Një deklartë “bombë” nga Dennis Yadiel Sanchez, ku akuzonte xhaxhain e tij për dhunë fizike dhe psikologjike, bëri bujë të madhe disa muaj më parë.
Mirëpo, Ricky Martin doli para gjykatës dhe fitoi gjyqin ndaj nipit të tij, i cili e akuzoi për inçest.
Kur menduam se kjo situatë u mbyll këtu, ishte këngëtari latin këtë herë që hodhi në gjyq Dennis për prishje të reputacionit. Sakaq seritë e kësaj telenovele nuk kanë të sosur, ku së fundmi ka qenë Sanchez i cili ka dalë publikisht në një emision televiziv.
Kjo dalje e nipit të Martin, vjen pas disa javësh që ai ishte arratisur nga shtëpia dhe as nëna e tij nuk ishte në dijeni të vendodhjes së djalit të saj.
Mirëpo, gazetarët e emisionit “Sientense quien pueda”, kanë arritur të kontaktojnë me të riun dhe kanë krijuar kontakt. Pas kësaj bisede Dennis është shprehur se në orët në vijim ka shumë gjëra për të thën në lidhje më cështjen e sipërpërmendur.
Nipi i Ricky Martin , Dennis Yadiel Sanchez , kishte paraqitur një urdhër mbrojtjeje kundër xhaxhait të tij dhe e akuzoi atë se ishte në një marrëdhënie me të për të paktën shtatë muaj.
Këngëtari portorikan i mohoi kategorikisht akuzat dhe i quajti ato të neveritshme.
Më në fund, më 21 korrik , nipi i tij vendosi të tërhiqte pretendimet e tij për incest, pasuar me mbylljen e çështjes së urdhrit të mbrojtjes së Martinit gjithashtu.
Ai u shpreh në një video-mesazh se tani është koha për t’u shëruar dhe të marrë veten nga akuzat shkatërruese të ngritura ndaj tij.