Ka nisur mbledhja e KAS për shqyrtimin e kërkesave ankimore të LSI dhe PD lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun Berat. KAS ka vendosur të hapen kutitë me materialet zgjedhore.
Për hapjen e 24 kutive janë ngritur 6 grupe numërimi.Kështu që sot do të merren materialet zgjedhore: procesverbalet, regjistri i votuesve, shënimet e komisionerëve, regjistri i identifikimit biometrik të zgjedhësve.
Dhe pas inspektimit të tyre do të vendoset nëse ka nevojë për rinumërim votash.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 prillit, në Qarkun e Beratit fituese rezultoi Partia Socialiste e cila siguroi 5 mandate, Partia Demokratike 2 mandate, ndërsa Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfundoi pa asnjë mandat në këtë qark.