Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka ironizuar reagimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për shpalljen “non-grata” nga SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, Braçe standardi për sharjen nuk duhet ulur, por duhet shtuar edhe kokëpalarë.
“Po “kokëpalarë” pse jo? Nuk duhet ulur standardi i vendosur per sharjen; Duhet shtuar edhe “kokëpalarë”, shkruan Braçe.
Në reagimin e tij Presidenti i Republikës Ilir Meta, publikoi mesazhin që i ka dërguar ish-kryeministrit Berisha pasi u njoh me vendimin e DASH, për shpalljen “non-grata”.
“Përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe solidaritet për Ju, Lilin dhe Familjen tuaj pas këtij akti të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër. Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë. Të fala!” ka shkruan Meta në mesazhin e dërguar Berishës.
Këtë vendim kreu i Shtetit e konsideron një “fletërrufe” të porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë.