Chelsea e ka fituar trofeun e Champions Leaguen, për herën e dytë pas fitores minimale 1-0 ndaj Manchester Cityt, mbrëmë në Porto. Gëzimi për suksesin ishte i jashtëzakonshëm, pasi favorite konsiderohej skuadra e Pep Guardiolës.
Por ky është futbollit, i cili po mbrëmë, na dhuroi edhe një ngjarje të rrallë. Historia interesante e ka futbollisti i kombëtares së Kroacisë, Mateo Kovaçiç. Mesfushori 27-vjeçar i Chelseas është fitues i medaljeve të katër trofeve të Champions League.
Ai e ka fituar tri herë trofeun me Real Madridin, më 2015-16, 2016-17, 2017-18, por pa luajtur as edhe një minut në finale. Mbrëmë, në minutën e 80-të të trajneri Tuchel zëvendësoi Mason Mount dhe futi në fushën e lojës mesfushorin Mateo Kovaçiç.
Kështu, mësë fundi, mesfushori kroat Kovaçiç, arriti të luante 17 minuta në një finale (90’+7) dhe së bashku me atë të mbrëmshmen me Chelseas, ka arritur të koleksionojë katër medalje fituesi të Champions League.