Nga Emanuel Pietrobon, Il Giornale
Midis njësive të armatosura që mund të përdorë Turqia për të çuar përpara axhendën e saj të politikës së jashtme, si kompania Sadat dhe grupet xhihadiste siriane, ekziston edhe një organizatë që spikat më shumë sesa të tjerat: Ujqërit Gri (Bozkurtlar).
Opinioni publik perëndimor nisi të familjarizohej me këtë emër më13 maj 1981, ditën e atentatit të bujshëm ndaj Papa Gjon Palit II në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë nga vrasësi i tyre profesionist, Mehmet Ali Ağca.
Edhe historia e mëvonshme e kësaj organizate u shënua nga ngjarje jo më pak të rëndësishme, si pjesëmarrja në grushte shteti – nëAzerbajxhan në vitin 1995 – luftërat – nga Nakorgno Karabagu në Çeçeni -sulme terroriste si ato në Bangkok në vitin 2015 – dhe “gjuetinë ndaj armenëve” brenda dhe jashtë vendit, siç ishte rasti në Lion të Francës një vitin 2020.
Për arsyet e lartpërmendura dhe të tjera, “Ujqërit Gri” janë ndaluar në disa vende, së fundmi nga Franca në nëntorin e vitit 2020, edhe pse në Turqi ata veprojnë lirshëm dhe gëzojnë një popullaritet të caktuar tek opinioni publik, edhe pse është një organizatë ekstremiste por plotësisht e ligjshme- e lidhur me Partinë Nacionaliste të Devlet Bahceli, dhe për më tepër e lidhur ngushtë me forcat e armatosura dhe Shtetin e Thellë, që nga ana e tij është i lidhur me sigurinë dhe stabilitetin e Republikës turke.
Debutimi i tyre gjatë Luftës së Ftohtë
Po ashtu Türkeş ishte një nga teoricienët më të rëndësishëm të Pan-Turqizmit dhe Turanizmit, dhe një nga kontaktet kryesore të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në Turqi. De fakto “Ujqërit Gri” janë krijuar në kontekstin e frenimit të Bashkimit Sovjetik, dhe si një organizatë e inkuadruar në prapavijën e NATO-s.
Ideologjikisht në të djathtë -madje në të djathtën ekstreme – “Ujqërit Gri” të Luftës së Ftohtë karakterizohen nga përzierja e elementeve panturk, turanik, anti-komunist, anti-armen, anti-kurd dhe helenofob. Të angazhuar në vijën e frontit në luftën kundër komunizmit në Turqi, madje edhe duke u përleshur fizikisht përmes militantëve të tij, ashtu edhe duke rekrutuar anëtarë në radhët e popullatës turke, sidomos të rinjtë në universitete, “Ujqërit Gri” ishin ndër protagonistët e mëdhenj të viteve të trazuara që përjetoi Turqia -vitet 1976-1980 -duke u përfshirë në atentate,përleshje urbane, sulme me bomba dhe masakra – nga prita në Sheshin Taksim më 1 maj 1977 deri në masakrën kundër alevitëve në Kahramanmaraş në vitin 1978.
Në vitin 1980, në kulmin e dhunës midis grupeve ekstremiste kundërshtare, që detyruan ushtrinë të kryente një grusht shteti të ri, “Ujqërit Gri” kishin 200.000 anëtarë dhe 1 milionë simpatizantë në të gjithë Anadollin:një ushtri e armatosur, e stërvitur dhe e mirë-strukturuar, në shërbim të agjendës anti-Sovjetike të Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe Shtetit të Thellë turk.
Lidhjet me NATO-n dhe Shtetin e Thellë turk
Grushtet e shtetit nga ushtria janë një konstante në historinë e Turqisë republikane, ndonjëherë të organizuara për të luftuar Islamizmin (rrëzimi i Erbakan në vitin 1997), disa për të frenuar tepricat e pan-turqizmit (rrëzimi i Menderes në vitin 1960),ose grushte shteti për të rivendosur rendin në rrugë(rrëzimi i Demirel në vitin 1980).
Viktimat ndryshojnë, por “Ujqërit Gri” nuk preken në asnjë rast nga spastrimet. Kështu ndodhi gjatë rrëzimit të Menderes, apo në vitet 1980 dhe 1997. Arsyeja e paprekshmërisë së kësaj organizate,vjen ngafakti seajo është pjesë integrale e Shtetit të Thellë turk.
Ndaj,dhuna që ajo kryen si brenda dhe jashtë vendit, ndjek logjikën ndonjëherë të pamëshirshme të interesit kombëtar. Por periudha e masakrave gjatë viteve 1976-1980, i shërbeu legjitimimit të grushtit të shtetit që pasoi nga ushtria turke.
Lidhjet me Shtetin e Thellë dhe me krimin e organizuar turk, u bënë të ditura për publikun në vitin 1996, kur edhe shpërtheu skandalit “Susurluk”. Atë vit, Abdullah Çatli, një trafikant i njohur droge dhe numri 2 i organizatës “Ujqërit Gri”, humbi jetën në një aksident automobilistik, që nuk është zbardhur kurrë plotësisht, duke shkaktuar një zinxhir ngjarjesh që zbuluan lidhjet midis organizatës, shërbimeve sekrete dhe mafias turke.
Përfshirja e tyre në kryerjen e vrasjeve dhe atentateve të porositura, do të konfirmohej fuqimisht vetëm 10 vjet më vonë, me rastin e nisjes së mega-procesit kundër rrjetit “Ergenekon”, një organizatë sekrete e lindur nga fanatikët e rrymës së Kemalizmit dhe shërbimeve sekrete, mbi të cilën as drejtësia nuk ka hedhur shumë dritë.
Pikërisht gjatë atij gjyqi,opinioni publik turk zbuloi edhe arsyen se përse “Ujqërit Gri” nuk u prekën kurrë nga aktivitetet e hetuesve dhe as nga ushtarakët që kryen grushtet e shtetit: vrasësit e tyre janë angazhuar vazhdimisht në operacionet e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT, Millî İstihbarat) Teşkilatı ), sidomos drejt galaktikës kurde dhe terrorizmit armen.
Organizata gjatë epokës Erdogan
“Ujqërit Gri”, kanë pësuar një transformim rrënjësor në vitet e epokës Erdogan. Përbërësit islamikë dhe euroaziatikë, të pranishëm që nga fillimi, kanë pushuar së qeni periferikë, duke u bërë dominues në radhët e saj. Të përdorur për t’u infiltruar në diasporën turke nëpër botë, sidomos në Evropën Perëndimore, “Ujqërit Gri”kanë pozita të forta në Gjermani, Francë dhe Austri, ku ata janë të angazhuar në kërkimin e vazhdueshëm të ndjekësve të rinj, në spiunazhin ndaj militantëve kurdë dhe kundërshtarëve politikë.
Kur është e nevojshme, ata angazhohen në kryerjen e misioneve ndëshkuese kundër objektivave që vendos MIT. Sot, ashtu si në të kaluarën, luftëtarët më me përvojë të “Ujqërve Gri” dërgohen në fushat e betejës. Ata kanë marrë pjesë në të dyja luftërat në Nagorno Karabak, për ta mbajtur Qipron Veriore në gjendje pushtimi (është e famshme përfshirja e tyre në vrasjen brutale të 24 vjeçarit Tassos Isaac në vitin 1997), dhesë fundmi më pushtimin e Sirisë Veriore.
Euraziatikë deri në një pikë të caktuar, “Ujqërit Gri” mbeten një organizatë e përkushtuar ndaj një koncepti ekstremist të Pan-Turqizmit. Prandaj në epokën pas Luftës së Ftohtë,
ata kanë vendosur baza operacionale midis Kaukazit të Jugut dhe Azisë Qendrore për të promovuar përhapjen e ndjenjave rusofobike.
Për shembull, pas revolucionit të Euromaidanit në Ukrainë, shtypi rus denoncoi se si kjo organizatë u përpoq të vendoste kontakte me rebelët tatarë në Krime.E lidhur historikisht me Lëvizjen e Pavarësisë së Turkestanit, organizata “Ujqërit Gri” është një mbështetëse e zjarrtë e kauzës së ujgurëve myslimanë, të cilën ata e kanë sponsorizuar në të kaluarën me anë të një infiltrimi në rajonin e Xinjiang në Kinën Perëndimore, dhe të cilën e mbështesin edhe sot përmes aktivitetit të Kongresit Botëror Ujgur, teksa dhunojnë në mënyrë periodike turistët kinezë në Anadoll dhe jashtë vendit, apo duke kryer sulme, si ai i Bangkokut në vitin 2015.