“Jam konfuz për seksualitetin tim! Vite më parë, kur isha student, u deha dhe bëra seks oral me një mashkull në një festë”- ka rrëfyer një 35-vjeçar për rubrikën “Dear Deidre”.
Ai tregoi se në atë periudhë kjo gjë i pëlqente po më pas filloi të urrente veten dhe nuk e provoi më kurrë.
35-vjeçari nisi jetën e tij dhe u martua me një grua rreth 5 vite më parë, por ka filluar të ketë dyshime nëse është homoseksual apo biseksual.
Pjesë nga rrëfimi:
Vitin e kaluar kam filluar të vishem me veshje unisex. Gruaja ime e di këtë dhe e pranon. Marr një emocion nga veshja me rrobat e grave.
Por bashkëshortja ime, e cila është një vit më e madhe, nuk e di që fantazoj fshehurazi seks me burra dhe kam përdorur lodra seksi.
Tani pyes veten nëse jam biseksual apo homoseksual.