Nëse Lojërat e Tokios, edhe pas dyerve të mbyllura, janë ato të rinisjes së jetës në një nivel global, midis personazheve të kopertinës, është padyshim Tom Dean. Notari britanik për të arritur në Lojërat Olimpike, mundi dy herë Covid-19 dhe në Japoni ai arriti të triumfojë në 200 stil të lirë. “Eshtë vepra më e madhe e jetës sime, – tha ai i ngazëllyer, – të kesh këtë medalje në qafë është një ëndërr, që bëhet realitet”.
Vështirë ta fajësosh atë, duke qenë se në janar, tre muaj nga garat kombëtare, ai ishte i izoluar në shtëpi. Për të ishte përvoja e dytë me Covid, në vetëm katër muaj, por këtë herë ndryshe nga e para, simptomat ishin të gjitha aty. Në fakt, para se të kthehej në pishinë, iu deshën 7-8 javë dhe Tokio dukej “miliona kilometra” larg.
Dean, i lindur në 2000, nuk ka qenë kurrë në rrezik për jetën “por kur ju ushtroni një sport që është mjaft i rëndë për sistemin kardiovaskular dhe shihni se po kolliteni dhe sëmundja po prek mushkëritë tuaja, shqetësoheni se si do të mundeni të rindërtoni të ardhmen tuaj”,– tregon ai.
Fitorja e Tom Dean ishte një befasi edhe brenda ekipit britanik. Në fakt, më i merituari për medaljen e artë ishte shoku i tij i skuadrës Duncan Scott, i cili përfundoi i dyti me vetëm katër cent larg, pas një dyluftimi të pabesueshëm që britanikët kishin pritur që nga viti 1908. “Eshtë fantastike, duke patur parasysh atë që ka kaluar këtë viti, është me të vërtetë një fitore e speciale”,– tha Scott duke i dhënë merita tij mik rival.